web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stadiumi plot, ja sa bileta janë shitur për supersfidën Inter-Juventus

22 Tetor 2021, 06:53, Sport CNA

Qeveria italiane dha javën e kaluar lajmin fantastik për të rritur kapacitetin nëpër stadiumet e futbollit nga 50 në 75 për qind dhe ky ishte vendimi ideal në pritje të supersfidës, Inter-Juventus.

Për këtë arsye, të dielën në mbrëmje impianti milanez pritet që të vlojë nga prania e tifozëve të të dyja skuadrave, duke qenë se për këtë takim parashikohen 57 mijë të pranishëm, sa ç?është edhe numri maksimal i lejuar për momentin.

Biletat, të cilat kanë dalë në treg të martën paradite kanë avulluar, me 42 mijë prej të cilave janë shitur që në ditën e parë, ndërkohë që nga burime pranë biletarive nënvizohet se në dispozicion kanë mbetur vetëm pak qindra në dispozicion, ndonëse është e sigurt se edhe ata do ta kenë shumë shpejt pronarin e tyre.





Lajmet e fundit nga