web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dënim apo mundësi pushimi e reflektimi? Sarri ul në stol Hysajn kundër Marsejës, është koha e Strakoshës

21 Tetor 2021, 16:30, Sport CNA

Lacio ka publikuar formacionin zyrtar sa i përket takimit ndaj Marsejës. Sarri ka vendosur që Elseid Hysaj të ulet në stol, si rrallëherë deri tani.

A është dënim për performancën e dobët ndaj Interit apo koha për të pushuar, e njëkohësisht për të reflektuar nisur nga gabimet e ndeshjeve të fundit? Mbetet të shihet, por e sigurt është se mbrojtësi shkodran duhet të rris nivelin e tij dhe vigjilencën.

Ndërkohë lajmi i mirë për tifozët shqiptarë është se Thomas Strakosha do të rikthehet titullar. Gardiani i Kombëtares duket se do të përdoret gjithmonë në Europa League deri në fund të kompeticionit, ndërsa në Seria A i takon vendi Pepe Reinës.





Lajmet e fundit nga