web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshihte kokainë në piceri/ Zbulohet aktiviteti kriminal i dy të rinjve në Tiranë

9 Tetor 2021, 10:39, Kronika CNA

Policia ka kapur në flagrancë shtetasin L.N, 24 vjeç pasi shfrytëzonte picerinë për fshehjen e lëndëve narkotike.

Pasi e ndante në doza, 24 vjeçari e shpërndante lëndën duke u kamufluar si shpërndarës picash.

Ndërsa bashkëshjetuesja e tij është proceduar penalisht pasi fshihte lëndën narkotike. Gjatë kontrollit u gjetën sasi lëndësh narkotike të llojit kokainë, kanabis dhe  një peshore elektronike.

?Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike?, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga