web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë, përgjaken rrugët/ Humb jetën 29 vjeçarja

8 Tetor 2021, 07:38, Kronika CNA

Një 29 vjeçare ka  humbur jetën pas një aksidenti fatal ndodhur në Maliq të Korçës.

Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale Xh.H. 29 vjeç,nga fshati Shqitas, Maliq të Korçës ishte duke udhëtuar në një automjet tip Ford, që drejtohej nga shtetasi K.G. 42 vjeç.

Makina ka dalë nga rruga në segmentin Grunjas-Kakaç, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur e reja 29 vjeçare. Ajo ka humbur jeten rrugës ndërsa po transportohej në spitalin e Tiranës. kur makina

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ?Ford?, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga