web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me flamurin e PD-së mbi supe/ Qytetarët largojnë simpatizantin nga protesta

6 Tetor 2021, 15:40, Aktualitet CNA

Protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve në vend ka nisur. Ndërkohë është shënuar edhe një incident para Kryeministrisë.

Qyetetarët dhe aktivistët nuk kanë lejuar pranë tyre një protestues, i cili kishte hedhur në supe një flamur të Partisë Demokratike.

Ata ia kanë kërkuar që të largohet, pasi sipas tyre nuk duan një politizim të protestës.

?Vër flamurin kombëtar, hiqe këtë ose largohu! Mos politizo protestën? ishin thirrjet e disa prej të pranishmëve të cilët larguan qytetarin.

Bëjmë të ditur se protesta është organizuar nga shoqëria civile, dhe pa asnjë përkrahje të partive./ CNA.al





Lajmet e fundit nga