web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I sollën ish të dashurin në emision/ Alvisa e “Përputhen”: Një moment shumë delikat për mua

3 Tetor 2021, 14:33, Lifestyle CNA

Një mbrëmje plot surpriza dhe debate të forta ka qenë ajo e kaluara në Përputhen Prime.

Përballja mes Mikelës dhe Brunos, ku konkurrentja e shprehu hapur që ishte xheloze për takimet e tij me vajzat e tjera isjhte një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e  të gjithëve.

Por momenti më kulminant ishte kur pjesë e programit të Përputhen është bërë një djalë, i cili është ish i dashuri i Alvisës.

Hyseni u shpreh se lidhja me Alvisën ka përfunduar dhe kishte aplikuar në Përputhen para se të mësonte se dhe ajo do të ishte pjesë e emisionit.

Ardhja e tij ka shkaktuar debate dhe reagime të forta në emision si nga konkurrentët asshtu edhe mes Alvisës dhe opinionisti Arjan Konomi.

Pas gjithë mbrëmjes së mbushur me shumë tensione, alvisa ka publikuar një ëstory në rrjetet sociale ku falenderon të gjithë fansat e saj për mbështetjen./ CNA.al





Lajmet e fundit nga