Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf i dorëzon donacionin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ambasadori Zingraf është shprehur ?Lufta kundër krimit të organizuar është një ndër pikat më të forta të bashkëpunimit mes vendeve tona. Dhurimi i këtyre pajisjeve për Policinë Kufitare të shtetit shqiptar, gjithashtu dhe për Policinë Kriminale është një shenjë e fortë bashkëpunimi për të luftuar mbi të gjitha migracionin e paligjshëm, por dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Këto automjete që po dhurohen do të ndihmojnë më tej për të përballuar sfidat që ka Policia Kufitare dhe gjithashtu për të përforcuar akoma më tej flotën e automjeteve të Policisë së Shtetit.
Veliu ka theksuar: ?Mbështetja e vazhdueshme e Policisë Federale gjermane, për Policinë e Shtetit ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës së Policisë Kriminale dhe asaj Kufitare. Donacioni do shërbejë në rritjen e performancës në drejtim të kontrollit të kufijve, parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare?.
Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
I nderuar zoti ambasador Zingraf,
Të nderuar pjesëmarrës,
Është e disata herë që zhvillojmë ceremoni për donacione, ndaj me lejoni t?ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që qeveria gjermane, nëpërmjet ambasadës në Tiranë, Policisë Federale dhe agjencive ligjzbatuese gjermane, i ka dhënë dhe po i japin Policisë së Shtetit.
Donacionet e dhëna më parë dhe ky i sotmi janë shumë të rëndësishëm për ne, janë vlerë e shtuar në punën tonë, pasi shërbejnë në rritjen e efikasitetit të punës dhe rezultateve të Policisë Kriminale dhe asaj Kufitare.
14 automjete dhe tre sete Smartdec, me vlerë totale 305 mijë euro janë një ndihmë e konsiderueshme për punonjësit e Policisë Kufitare, pasi shërbejnë në rritjen e performancës në drejtim të kontrollit të kufijve, parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.
Rinovimi i flotës së Policisë së Shtetit, me automjete të reja dhe cilësore, siguron një lëvizshmëri të shpejtë, efikase dhe njëherazi përmirëson kushtet e punës dhe të shërbimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese gjermane është shtrirë në fusha të ndryshme si trajnime, asistencë teknike, mjete transporti, pajisje e materiale të ndryshme për Policinë Kriminale dhe forcat speciale etj.
Me këtë rast vlen të rendis disa fakte:
Për periudhën 2017-2021 janë bërë donacione të ndryshme që e kalojnë vlerën e 350 milionë lekëve të reja, të destinuara në:
-Dhurimin e 102 automjeteve, nga të cilat 21 mjete për strukturat e Drejtorisë Qendrore Hetimore dhe 81 automjete për strukturat e Policisë Kufitare;
-Kompletimin e strukturave të Drejtorisë Hetimore Qendrore dhe strukturave të Policisë Kufitare, me pajisje për kryerjen e operacioneve speciale dhe kontrollin e kufirit;
-Pajisje për Njësinë e Antieksplozivit,
-Njësinë e Snajperëve
-Njësinë e Vëzhgimit
dhe për Repartin Special ?RENEA?;
-Dhurimin e një mini-laboratori modern, Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.
-Trajnime të ndryshme me tematikë taktike dhe operacionale si: zgjidhje situatash pengmarrje, ndjekjen/survejimin e alternuar dhe arrestimin në zona rurale dhe interurbane të personave në kërkim etj.
-Policia Federale gjermane është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në Operacionin Western Balkanas 2019-2020, të FRONTEX në vendin tonë;
Aktualisht, ekspertë gjermanë, të atashuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me ekspertet e Policisë shqiptare dhe janë në fazën e fillimit të trajnimit të forcave speciale.
Bashkëpunimi me Policinë Federale gjermane ka qenë shumë i suksesshëm edhe në shkëmbimin e informacionit për verifikimet e identitetit të shtetasve të ndryshëm dhe ripranimin e menjëhershëm të shtetasve shqiptarë, që kapen nga autoritetet gjermane, duke përdorur dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Kontributi dhe angazhimi i Oficerit Ndërlidhës të Policisë Federale gjermane për forcimin e marrëdhënieve mes dy policive dhe në sigurimin e mbështetjes logjistike që i është ofruar Policisë Kufitare, ka qenë mjaft i madh.
Të gjitha këto që përmenda më lart tregojnë më së miri për mbështetjen e madhe që Policia e Shtetit ka nga partnerët strategjik, siç është Policia gjermane.
Mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin e fituar nga partnerët, Policia e Shtetit e ka shfrytëzuar dhe përdorur në interes të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe të rezultateve në luftën kundër paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar në veçanti.
Duke përfunduar, siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është më profesionale, qartësisht e orientuar, e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin dhe çdo paligjshmëri, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për ta, si dhe të garantoj partnerët tanë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për vendosmërinë tonë në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Ju faleminderit!
Dhjetë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme pena...
Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur sot...
Pas Fierit dhe Elbasanit, duket se një tjetër krim mjedisor ...
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një foto, ku po hapen t...
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pas akuz...
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në aksin Elba...
Një tjetër skandal është shënuar në radhët SHÇBA, pasi një o...
Dhuna ndaj grave në Shqipëri mbetet një plagë e madhe social...
Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik ditë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.Më...
Një 36-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Skrof...
Prej disa vitesh grupet shqipfolëse të trafikut të kokainës ...
Sipërmarrësi Davide Pecorelli, ish -gjyqtar i Valtiberina, u...
Një bombol gazi ka rrezikuar një familje në qytetin e Lezhës...
Një 35 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit.Sh. M, ...
Një 31 vjeçar nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të P...
Dy automjeteve iu është vënë flaka në fshatin Vllahinë të Vl...
SHÇBA ka parandaluar një sulm kibernetik në serverat qendror...
Janë identifikuar tre autorët e plagosjes me armë zjarri që ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...