web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Teuta nuk “vdes” kurrë, barazon me 10 lojtarë në Shkodër dhe i tregon Vllaznisë pse janë kampionë

18 Shtator 2021, 20:22, Sport CNA

Nuk ka fitues në supersfidën midis Vllaznisë dhe Teutës. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në një ndeshje dramatike që zgjati 11 minuta.

Ndeshja ishte me mjaft ritëm dhe e luftuar, gjë e cila u tregua që në fillim të takimit. Në fundin e pjesës së parë Teuta ngeli me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Todorovskit. Ishte një vendim i vështirë për gjyqtarin i cili u konsultua dhe me VAR-in, për të ndryshuar më pas ngjyrën e kartonit. Pjesa e dytë nisi vrullshëm, ku Da Silva kaloi shkodranët në avantazh me një goditje të bukur me kokë.

Kur të gjithë menduan se Vllaznia do të merrte tre pikët, mendoi Kuembemba për t?i prishur festën shkodranëve. Sulmuesi i durrsakëve shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje me kokë duke shtangur të pranishmit në ?Loro Boriçi?. Pjesa tjetër e lojës u luajt me mjaft tension, por rezultati nuk ndryshoi me skuadrat që marrin vetëm nga 1 pikë në shtëpi.

FT| VLLAZNIA-TEUTA 1-1

Da Silva 58? / Kuembemba 73? 

73? GOOOOOOL Teuta 1-1/ Durrsakët i përgjigjen Vllaznisë. Kuembemba realizon një supergol me kokë, duke goditur në një pozicion të vështirë. Pllakos heshtja në Loro Boriçi. 

58? GOOOOOOOL Vllaznia 1-0/ Viktor Da Silva fluturon bukur në zonë duke shënuar me kokë pas një krosimi nga e majta e Liridon Latifit. Shpërthen festa në Loro Boriçi. 

 





Lajmet e fundit nga