web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jemi takuar me Sabrinën, pimë kafe”/ Elton Meta zbulon çfarë biseduan para vrasjes

16 Shtator 2021, 13:53, Kronika CNA

Vrasja e 23- vjeçares Sabrina Bengaj në Fier, nga ish-bashkëshorti Elton Meta, tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja e rëndë shkaktoi protesta të gjera në Tiranë dhe në Fier.

CNA.al ka zbardhur letrat e shkruara prej ish-bashkëshortit Elton Meta, të shkruara nga burgu.

Meta shkruan se sapo është liruar nga spitali i Zaharisë, është takuar me ish-bashkëshorten dhe familjarë të saj.

Më tej ai thotë se takimet me të kanë vazhduar, derisa ai është kërcënuar nga ish-vjehrri i tij ku ka kërkuar edhe ndihmë.

?Jam liruar nga spitali i Zaharisë në datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër më datë 27 kam takuar ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj. Edhe në ditët në vazhdim jam takuar me ish-bashkëshorten në lokalet e Fierit, kemi pirë kafe dhe kemi folur pa asnjë problem. Në datën 1 dhe  2 gusht, ish-bashkëshortja ka marrë leje nga puna dhe kemi shkuar në hotel tek ?Vila Boçi?, ku për dy orë kemi ndenjur bashkë dhe kemi kryer marrëdhënie seksuale. Rreth orës 13:00 kemi dalë nga vila dhe e kam shoqëruar te shtëpia.

Ai thotë se takimet mes tyre kanë qenë të përditshme dhe fshehtas babait të 23-vjeçares.

Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që e merrja dhe e çoja çdo ditë në punë, por bashkëshortja gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos i merrte vesh që i kishim rregulluar marrëdhëniet. Siç e theksova, mamaja, vëllai dhe kunati i saj ishin në dijeni. Jam larguar në Greqi, ku kam ndjenjur për dy javë. Gjërat kishin ndryshuar.

Merrja mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-vjehrri, i cili më ka kërcënuar për jetën. Fillova t?i merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z. Tomin Vocaj, ku i kam kërkuar ndihmë. Z. Tomin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë së Fierit, dhe më tha t?i kërkoj ndihmë. Shkova, por te dera nuk më lejuan, pasi më thanë që nuk është në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim, por më thanë që nuk kishin kohë. Ish-vjehrri vazhdonte të më kërcënonte, shkova përsëri në Komisariat pasi fola me avokatin, por nuk më pritën?, shkruan ai.

Kujtojmë se ky i fundit qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten, në shtëpinë e saj, në sy të prindërve./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga