Aksident në Durrës/ Makina përplas motorin, 36-vjeçari përfundon në spital
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Du...
Në raftet e drejtësisë shqiptare gjenden me mijëra dosje që nuk kanë autor. Emisioni ?Unpublished? ka trajtuar dy prej ngjarjeve që janë ende të pazbardhura dhe cilëson si shumë të ndjeshme.
Të dy dosjet qëndrojnë në Prokurorinë e Fierit dhe janë vrasja e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit, Skerdilajd Konomi.
Gjyqtari mbeti i vrarë më 9 shtator 2011 në një atentat të mes të qytetit të Vlorës, ku makina me të cilën po udhëtonte u hodh në erë me lëndë plasëse.
Për vrasjen e Konomit, Prokuroria thotë se hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore; vrasje për shkak të detyrë dhe vrasje për shkak të konflikteve për pronën.
35-vjeçari në atë kohë kishte 5 vite që punonte si gjyqtar. Ai kishte marrë makinën e bashkëshortes për të shkuar në punë në momentin e shpërthimit me telekomandim.
Fatmir Xhindi u vra më 2 maj 2009 në afërsi të banesës së tij. Ngjarja tronditi opinionin publik pasi i vrarë mbeti një person me imunitet në prag të zgjedhjeve parlamentare.
I vëllai tregon se ngjarja ka ndodhur pasi Xhindi kishte kaluar kohën duke pirë kafe në fshatin e lindjes ku edhe kanë tokat që familja ka përfituar me ligjin 7501.
Ngjarja është ende pa autor pavarësisht se hetimet ushtrinë në tre pista; vrasje për motive pronësi, vrasje për motive xhelozie për shkak të njohjeve të të ndjerit dhe pistën e vrasjes për motive hakmarrjeje.
Prokuroria thotë se ende nuk ka fakte apo prova që mund të çojnë në zbulimin dhe identifikimin e autorit. Ndaj në këto rrethana hetimet janë pezulluar më 24 dhjetor 2020.
?Nuk di të ketë ardhur dosja këto 10 vjet. Kemi marrë shumë premtime për zbardhjen e të vërtetës pasi deri tani nuk ka pasur asgjë?, shprehet Ilir Xhindi duke pretenduar se nuk ka pasur hetimet të reja.
Juristi, Bledar Meminaj thotë se këto dosje quhen ndryshe ?dosje të fjetura? por ajo është gjithmonë aktive në heshtje dhe në momentin e parë që del një provë e re mund të rihapet.
?Nevojiten prova shkencore dhe nuk mjaftojnë alibi apo me deklarime pas ngjarjes. Duhet provë shkencore që hedh dritë mbi të vërtetë dhe jo provë që hedh mjegull?, shprehet juristi Meminaj.
Familjarë të Xhindit akuzojnë persona në politikë si pengues të zbardhjes së ngjarjes ndërsa bashkëshortja thotë se ata nuk kanë asnjë person të dyshuar.
?Problemet e punës i linte në punë dhe nuk na ngarkonte me problemet e tij. Nuk kishte probleme me ndonjë person që ne të dyshojmë. Për ne ka dorë shteti dhe nuk ka dashur shteti që ta nxjerri në dritë?, shprehet Xhemile Xhindi, bashkëshortja.
?Po të ishte një ngjarje e zakonshme kjo do të ishte zbardhur brenda 2 ditësh por politika duke pasur vetë duart brenda vete duke zbardhur këtë do të dalë një mik apo një shok i krahut tjetër. Në 8 vjet nga pushteti që ne mbështesim (PS) nuk është hedhur asnjë hap, prandaj ne nuk kemi më besim nga asnjë kah i politikës. Ishte një mesazh i pushtetit të asaj kohe vrasja në pragun e shtëpisë duke thënë që po deshët ngrijeni kokën por ne kështu ua bëjmë?, shprehet i vëllai.
Gjatë tre viteve të fundit numri i hetimeve të pazbardhura ka ardhur gjithnjë në rritje. Gjatë vitit 2020 janë mbartur hetimet për më shumë se 8 mijë persona të pandehur, një rritje me mbi 15% në krahasim me një vit më parë.
Juristi, Bledar Meminaj thotë se për t?i dhënë zgjidhje këtij problemi mund të krijohet një organ i posaçëm pasi numri i dosjeve pa autor është shumë i madh.
?Ka mungesë të një institucioni të posaçëm qoftë në polici dhe prokurori që të jetë një institucion i veçantë që të merret me dosjet e pezulluara?, tha juristi.
Ndriçim Mesiti, ish-punonjës policie thotë se në praktikën hetimore të policisë ajo që i jep tonin procesit hetimor është policia kriminale.
Ndaj ai bën thirrje për krijimin e një tradite të hetimit nga specialistët e zonës dhe për këtë thotë se nevojiten ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit pasi nuk arrin ta përballojë krimin.
?Për mua që krimi merr një amplitudë kaq të lartë kjo vjen edhe për shkak se struktura e Policisë së Shtetit nuk është e përshtatshme për të përballuar krimin. Mund të ndryshosh drejtorët, mund t?u japësh vetura dhe kamera por këto janë vetëm një element?, shprehet ish-punonjësi i policisë./euronews
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Du...
Këshilli Bashkiak i Fierit ka akorduar një ndihmë prej 100 m...
Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga polic...
Gjashtë perosna janë vënë në pranga për vepra penale të ndry...
Një 40-vjeçare është gjetur e pajetë në Durrës, në një autom...
Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”,...
Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Be...
Ditën e sotme janë arretuar tre shtetas pasi janë kapur nga ...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për herë të tetë kërkesën për m...
Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpu...
Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës ka pezulluar nga detyra në...
Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, pa...
Pasditen e sotme është plagosur me thikë një 16- vjeçar në z...
Një 51-vjeçar në Sarandë është vënë në pranga pasi është aku...
Blutë e kryeqyteti kanë vënë në pranga 9 shtetas për vepra t...
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e v...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 19 vjeçar, banues n...
Vrasja e 23 vjeçares në Fier, Sabrina Bengaj tronditi mbarë ...
Policia e Lezhës ka arrestuar një 27 nvjeçari, pasi është ka...
Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të kanabis....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...