web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Falsifikonin testet e Covid-19/ Gjykata lë në burg dy nga pesë të arrestuarit

9 Shtator 2021, 11:09, Kronika CNA

Ditën e sotme është dhënë gjykimi për 5 të arrestuarit nga qyteti i Durrësit, të cilët falsifikonin testet e Covid-19 me qëllim kalimin e shtetasve drejt BE.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest në burg për Artiola Budanin dhe Blerim Malokun.

Gjithashtu gjykata ka dhënë masën detyrim paraqaitje për për Asllan Divën, Albiona Cukën dhe Violeta Begejën.

Kujtojmë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë të punësuar pranë agjensicë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime ?Antigen Rapid?, kundrejt përfitimit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga