web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie nga çatia dhe humb jetën 66-vjeçari/ Proçedohet penalisht pronari i banesës

9 Shtator 2021, 10:06, Kronika CNA

Policia e Pukës ka proceduar penalisht një 64-vjeçar, për veprën penale ?Shkelja e rregullave të  mbrojtjes në punë?.

Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin  Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen ?Skenderbeg?, Lezhë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe, Pukë, në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D,  është aksidentuar duke rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi P.N., 66 vjeç banues në lagjen ?Kalaja?, Lezhë, i cili ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga