web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin e vjetër Lezhë-Milot/ Humb jetën një person

28 Gusht 2021, 16:02, Aktualitet CNA

Një aksident është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Si pasojë e aksidentit mësohet se ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit të policisë viktima është drejtuesi i mjetit, 38 vjeçari, P.Gj. I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin Rajonal Lezhë.

?Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes?, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga