web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet me lëndë narkotike në kufi/ Policia vë në pranga 40 vjeçarin

27 Gusht 2021, 09:30, Aktualitet CNA

Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike.

Shtetasi M.B 40 vjeç u kap në flagrancë, pasi gjatë kontrollit në furgonin e tij u gjet një sasi e vogël kanabis.

?Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas që u kap me lëndë narkotike në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Hanin e Hotit, në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip furgon me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip furgon është gjetur një sasi e vogel lënde narkotike cannabis sativa.  

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Belgjikë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.  

Materialet do t?i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme?, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga