Rriten sërish temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
David S. quhet personi që u arrestua më 10 gusht në Pocdam nga punonjësit gjermanë të kundërzbulimit, BKA. Arsyeja e urdhër-arrestit jepet me katër fjali nga Prokuroria: “David S. ka punuar deri në momentin e arrestimit si punonjës lokal në ambasadën britanike në Berlin. Ai i ka dorëzuar një përfaqësuesi të shërbimit sekret rus, të paktën një herë dokumente që i kanë rënë në dorë gjatë punës. Si shpërblim për këtë, i fajësuari ka marrë para në dorë në një sasi që nuk dihet. Arrestimi është bërë pas hetimeve të përbashkëta të autoriteteve gjermane dhe britanike.”
Shtypi berlinez ka shumë pyetje
Rast spektakolar? Aspak. Kryetari i Komisionit për çështjet me jashtë të parlamentit britanik, Tom Tugendhat, e vlerëson të dyshuarin si peshk të vogël, thuhet në një lajm të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Ajo citon politikanin të ketë thënë në një intervistë me televizionin britanik, BBC: “Jemi duke folur për dikë që ndodhet shumë poshtë në hierarki, për dikë që ka marrë disa vendime të gabuara dhe ndoshta ka tradhëtuar vendin e vet.?
Tugendhat thotë duke spekuluar, se duke vëzhguar me muaj me radhë personin në fjalë, britanikët dhe gjermanët kanë marrë ndoshta informacione të dobishme për punën që rusët bëjnë në Berlin. Prandaj gazetarët në kryeqytet janë kuriozë të mësojnë më tepër dhe shtrojnë këto pyetje gjatë konferencës qeveritare të mbajtur në Berlin, ditën e arrestimit:
Përgjigjet e qeverisë gjermane të kursyera
Përgjigjet deri tani kanë qenë me kursim. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha, se informacionet sipas të cilave aktiviteti sekret i të arrestuarit ka qenë me porosi të shërbimeve sekrete ruse, merren “shumë seriozisht”. ?Zbulime sekrete në tokën gjermane kundër një partneri të ngushtë të aleancës, janë diçka që ne nuk mund ta pranojmë.” Prandaj hetimet e mëtejshme të Hetuesisë së Përgjithshme, do të ndiqen me kujdes.
Këtyre pohimeve i bashkangjitet edhe një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Drejtësisë, i cili shton: “Unë natyrisht nuk mund të jap më shumë informacione nga ato të dhëna nga Prokuroria e Përgjithshme në deklaratën për shtyp. Prandaj unë ju lutem t’i drejtoheni direkt Prokurorisë së Përgjithshme në Karlsruhe, për pyetjet që keni.” Direkt nga e thëna tek e bëra. Përgjigja: ?Ju lutem të keni mirëkuptim, që për procesin e hetimeve nuk mund të japim të dhëna të tjera nga ato që përmbahen në deklaratat për shtyp të 11 gushtit 2021.”
Ajo që dihet është se David S. nuk është diplomat klasik i dërguar nga Londra në Berlin.
Ai ka qenë i punësuar si ?punonjës lokal” i ambasadës britanike në Berlin. Punonjësit gjermanë të Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, janë të bindur prej kohësh se borsalinat ruse janë shumë aktive në Berlin dhe se ato mundohen të marrin me joshje financiare informacione sekrete. Në raportin aktual të shërbimit sekret gjerman që është përgjegjës edhe për kundërzbulimin, përmenden katër ?aktorë kryesorë që kryejnë spiunazhe dhe përpiqen të marrin ndikim në Gjermani”, sipas kësaj radhe: Federata Ruse, Republika Popullore e Kinës, Republika Islamike e Iranit, Turqia.
Rusia në fokus të Mbrojtjes Kushtetuese gjermane
Rusia vërehet me kujdes nga Mbrojtja Kushtetuese gjermane. Raporti në fjalë përmend tre raste gjatë të cilave është synuar të dëmtohen ?marrëdhëniet politike të komunitetit të shteteve perëndimore”, nga të cilat vetëm një rast ka ndodhur në territoret e Gjermanisë:
Duke pasur parasysh këto raste të rënda, arrestimi i spiunit të dyshuar David S. duket si pa peshë. Prokuroria nuk thotë çfarë dokumentesh u ka dhënë ai rusëve. As gazeta ?Bild”, e cila ka një rrjet të mirë informacioni, nuk jep detaje për aktakuzën, por e zbukuron artikullin duke marrë hua nga bota fiktive e spiunit të famshëm të kinemasë: James Bond, të quajtur 007. Në krahasim me të, i arrestuari i tanishëm është një ?00Askushi”.
Gazeta “Bild” dhe “00Askushi”
Nëse është e vërtetë, çfarë kanë zbuluar gazetarët e “Bild”, atëherë David S. është tullac dhe jo më i gjatë se 1,75 metra. “A është James Bondi rus i Berlinit ? spiun i Putinit?”, pyet gazeta? Dhe e zbukuron tekstin si nëpër filma:
“Policia, BKA dhe Mbrojtja Kushtetuese shkuan vonë në mbrëmje për të bërë arrestimin. Në orën 11 të darkës në Pocdam, në një ndërtesë katërkatëshe, që nuk bie në sy, ndërtim modern, në stilin “Neubau”. Para ndërtesës nuk është parkuar ndonjë makinë e tipit Aston Martin, por Ford Fiesta e spiunit. Policia kontrollon deri në katër të mëngjesit banesën dy-dhomëshe me ballkon dhe dritare me grila të ulura. Zogjtë cicërojnë. Dita fillon të agojë në Pocdamin mondan, ku jetojnë milionerë dhe miliarderë, por edhe gjeneralë të Shtasit, shërbimit sekret të ish-Gjermanisë Lindore.”
Fakti që David S. jeton në Pocdam i përshtatet shumë mirë kësaj historie gati bajate dhe klishesë së Berlinit, si kryeqytet i spiunëve. Sepse të dy qytetet lidhen me njëra tjetrën me urën legjendare, Urën Glinike. Gjatë kohës së Gjermanisë së ndarë, kufiri kalonte pikërisht këtu në mes. Në këtë vend historik janë bërë këmbimet e spiunëve të arrestuar nga dy superfuqitë, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik. Filmi i Steven Spielberg “Bridge of Spies? bën fjalë për këtë. Edhe në filmin e John Le Carré, ” Spiuni, që erdhi nga vjen i ftohti” skenat dramatike zhvillohen në Pocdam.
Me siguri që hetuesit e dinë ku është takuar spiuni David S. me ata që i kanë dhënë detyrën. Derisa i kanë vëzhguar prej kohësh të dy palët. Takimet mund të jenë bërë në kafenetë e lagjes qeveritare të Berlinit. Ambasada Britanike, ku ka punuar 57 vjeçari David S. nuk ndodhet larg Ambasadës Ruse. Apo janë takuar në parkun e gjerë Tiergaten të Berlinit, dhe kanë këmbyer informacionet e rëndësishme? Në këtë zonë ka shumë mundësira për takime dhe fantazia nuk njeh kufi.
Mbase del që historia e agjentit ka më shumë të bëjë me kërkesat banale të jetës së përditshme. Sipas Prokurorisë, rasti i David S. është një nga shumë rastet e tjera. Arrestimet dhe akuzimet për dyshime për spiunazhe janë një rutinë. David S. nuk është agjenti i vetëm që është zbuluar gjatë 2021 në Berlin. Një qytet, ku mendohet të ketë mijëra spiunë për shkak të ambasadave të shumta nga e gjithë bota, selisë së parlamentit dhe qeverisë. Por prej tyre vetëm pak zbulohen.
Një nga rastet e shumta
Si për shembull Jens F.. Prokuroria ka ngritur padi kundër tij që në muajin shkurt të 2021. Ai kishte punuar për një firmë të angazhuar nga parlamenti gjerman, Bundestag-u, për të kontrolluar sigurinë e pajisjeve elektronike. Për të pasur qasje në pajisjet e duhura, Jens F., me moshë pesëdhjetë e ca vjeçare, ka pasur në dorë planet dhe skicat e ndërtesës së parlamentit. Me gjuhën pak të rrumbullakosur të Prokurorisë kjo tingëllon kështu: “Pjesë e detyrës ka qenë zbatimi i kontrollit të parashikuar me ligj, të pajisjeve elektrike që zhvendosen nga njëri vend në tjetrin, në ndërtesat që përdoren prej parlamentit.”
Maksimumi në segmentin nga fundi i korrikut 2017, deri në fillim të shtatorit 2017, Jens F., i cili sipas informacioneve të televizionit ZDF ka pas qenë ish-oficer i Ushtrisë Popullore në Gjermaninë Lindore, dhe punonjës i shërbimit sekret, Stasi, -ka vendosur “me iniciativën e vet”, t’i japë informacione shërbimit sekret rus. “Për këtë ai kishte ruajtur dokumentet elektronike të formatit PDF në një bartës të dhënash, të cilën ia dorëzoi një punonjësi të ambasadës ruse në Berlin, i cili punon kryesisht për shërbimin sekret të ushtrisë ruse, GRU.” Për rastin e David S. Prokuroria nuk ka folur ende kaq konkretisht si në rastin e Jens F.. Presim çfarë do të dalë. Mbase në fund hiç gjë: Sepse kemi të bëjmë me shërbime sekrete.? /DW
Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit u...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit u...
Khalil Haqqani, një prej terroristëve më të kërkuar nga Shte...
Mes kritikave të forta për tërheqjen kaotike nga Afganistani...
Autoritet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se gjatë ...
Me dhjetëra mijëra njerëz në Afganistan vazhdojnë të presin ...
Presidenti i ri iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë se Qeveria ...
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka ...
Bashkëthemeluesi i talebanëve, Mullah Baradar, ka mbërritur ...
Twitter ka bllokuar llogarinë e zëdhënëses së guvernatorit t...
Ministrat e jashtëm të NATO-s, gjatë një takimi për situatën...
Për vizitorët nga Austria, hyrja në Spanjë nga dita e hënë e...
Pikërisht një vit pas sulmit me lëndë toksike ndaj opozitari...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Moska dhe Berlini ...
Gazetarët afganë thonë se ata po jetojnë në frikë dhe janë t...
Presidenti amerikan Joe Biden është duke mbajtur një deklara...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHKP) në Kosovë...
Më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli që kur ta...
Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se Shtetet e Bashkuara...
Talebanët kanë rritur kërkimet e tyre për njerëzit që punoni...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...