LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosje dhe drogë/ Policia arreston 2 persona

20 Gusht 2021, 09:17, Kronika CNA
Plagosje dhe drogë/ Policia arreston 2 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, ka njoftuar mëngjesin e 20 gushtit, arrestimin në flagrancë të shtetasit Aleksandër Dauti, 25-vjeç, për veprën penale ?Plagosja e rëndë me dashje?.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale ?Plagosja e rëndë me dashje?, shtetasin Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmje e djeshme, në lagjen nr.1, Sarandë, gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 19-vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga