LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Nuk më ha luli për këta’/ Haradinaj-Ramës: Jam detyruar t’i mbroj arat e Kosovës nga ‘vëllai’ im!

11 Gusht 2021, 20:18, Politikë CNA
‘Nuk më ha luli për këta’/ Haradinaj-Ramës: Jam

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i AAK-së në një intervistë për RTK-në tha se në Berlin nuk i mbrojti territoret e Kosovës as nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe as nga presidenti francez, Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

?Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t?i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama?, tha Haradinaj.

Haradinaj ka mbështetur nismën ?Ballkani i Hapur? vetëm në kushtet kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga