web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I prenë rrugën dhe e qëlluan me breshëri automatiku/ Si i shpëtoi atentatit 23-vjeçari në Shkodër

9 Gusht 2021, 19:32, Kronika CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Shkodër.

I plagosuri është shtetasi Paulin Harusha. Mësohet se Harushës i kanë dalë përpara në rrugën e Ndërlysës, persona të paidentifikuar, teksa lëvizte me makinë, duke e qëlluar me breëshëri automatiku.

Ai fatmirësisht iu ka shpëtuar plumbave, duke marrë vetëm një gërvishtje të lehtë dhe është mjekuar në qendrën shëndetësore të Thethit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga