Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Muaji gusht ka shënuar një rrije të ndjeshme të rasteve të reja me Covid 19 duke thelluar tendencën e vënë re në pjesën e dytë të muajit të kaluar. Numri i të infektuarve deri të hënën, sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, ka shkuar në afër 900, më i lartë se totali i të prekurve përgjatë qershorit dhe korrikut (respektivisht 186 dhe 598 raste) të marrë së bashku.
Vetëm gjatë javës së fundit (3-9 Gusht) u rregjistruan 835 të prekur rishtazi, mesatarisht 119 raste ne ditë. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej 20-26 prillit të shkuar. Ndërsa krahasuar me javën pararendëse (255 të infektuar), është më shumë se trefishi.
Nëse në fund të korrikut kishte 425 raste aktive, të dhënat e ditës së hënë tregojnë se ato kanë shkuar në 1082 të tilla në të gjithë vendin, ku gati 35 përqind janë vetëm në Tiranë (382), ndërsa 35 përqind të tjera në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan.
Java e fundit, shfaqi dhe një tjetër të dhënë shqetësuese sa i përket viktimave, me 3 persona që humbën jetën, nga të cilët një 73 vjeçar nga Tirana, në 24 orët e fundit. Gjatë gjithë korrikut pati vetëm një humbje jete dhe në qershor 5 vdekje.
Shtrimet në spitale gjithashtu njohën një rritje progresive. Nga 20 pacientë që ndodheshin të hënën e shkuar në spitalin Infektiv në Tiranë, këtë të hënë u njoftua për 30 të shtruar.
Edhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u trefishua javën e fundit duke u ngjitur ne 3.1 përqind. Kjo shifër me gjasë është realisht më e lartë, duke qenë se në totalin e testimeve përfshihen dhe një numër i konsiderueshëm që realizohet nga qytetarët për arsye udhëtimi jashtë vendit. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Ndonëse shifrat nuk janë ende në nivele shumë të larta, ritmi i rritjes së rasteve shfaqet problematik, aq më tepër kur sezoni turistik është në kulmin e tij dhe masat e distancimit fizik e social apo mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura, haptazi nuk respektohen. Po ashtu autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sinjal se mund të ndërhyjnë së shpejti për të rritur kufizimet. Në kufijtë e vendit, gjithkush mund të hyjë pa ju nënshtruar asnjë kontrolli, ndryshe nga shumë vende që kanë dhe një mbulesë më të lartë vaksinale, të cilat kërkojnë ose certifikatën e vaksinës, ose teste të dy tre ditëve të fundit.
Autoritetet po përsërisin thirrjet për vaksinim masive, dhe gushti është shpallur muaji i hapur për të gjitha grupmoshta+18 vjeç. Që nga fillimi i muajit deri sot janë kryer 61 mijë vaksina. Në total janë kryer afro 1milion e 600 mijë doza. Janë 553.482 qytetarë që kanë marrë të dyja dozat, ose 19.7 përqind e popullatës rezidente. Ndërkohë që gati 153 mijë të tjerë, kanë marrë vetëm një dozë./voa
Përhapja e SARS-CoV-2 ka prodhuar një sërë variantesh, që ja...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Rritja e rasteve me Covid javët e fundit dhe prezenca e vari...
Ledjana Prenga është ish-konkurrentë e programit më të përfo...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Këngëtarja shqiptare me famë botërire, Dua Lipa vizitës disa...
Kur pyet një fëmijë 6-vjeçar se çfarë i pëlqen më shumë të h...
Ish-konkurrentja e Përputhen, Jasmin Kadriu ka folur për her...
Sapo hapni sytë dhe nisni të bëheni gati për ditën e re, fil...
Moderatorja Rudina Dembaçaj është shumë aktive me publikimin...
Rivaliteti i krijuar mes Elvana Gjatës dhe Arilena Arës në s...
Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti në një analizë të...
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është një nga art...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar të dhënat e një st...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet pozitive me ...
Nga Dr Blerta BratiSimptomat e variantit Delta duket se ndry...
Biznesmeni Elton Ilirjani si rrallë herë, ka publikuar një f...
Këngëtari Korçar, Endri Prifti ka komentuar reagimet në lidh...
Modelja Erjona Sulejmani dhe Alessandro Basciano, po jetojnë...
Keisi Medini është një nga modelet më seksi të momentit. Për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...