Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së
Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksina...
Moti i nxehtë në Evropën jugore, ushqyer nga erërat e forta të nxehta nga Afrika e Veriut, ka kontribuar në shpërthimin e zjarreve në rajonin e Mesdheut, përfshirë Italinë, Greqinë, Spanjën dhe Turqinë. Zjarrfikësit janë dislokuar në rajone të shumta të Italisë për të luftuar zjarret që kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje.
Temperaturat e larta në jug të Italisë kanë bërë që zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë të lëshojnë alarmin në disa zona të vendit, si në Siçili. Zjarret kanë vazhduar të përhapen në ishull dhe në pjesë të tjera të Italisë prej disa ditësh, duke djegur me shpejtësi mijëra hektarë pyje.
Autoritetet kanë dislokuar mijëra zjarrfikës dhe avionë për shuajrjen e zjarreve në shumë zona të Italisë, por për shkak të shtrirjes së gjërë të zjarreve, BE-ja u detyrua të dërgonte burime për t?i shuar ato.
Në Sardenjë, 20,000 hektarë pyje u shkatërruan, duke detyruar evakuimin e qindra njerëzve. Zjarret dëmtuan tokën bujqësore, blegtorinë, bizneset dhe shtëpitë, ndërsa janë ngritur shqetësime për humbje të biodiversitetit të ishullit.
Christian Solinas, president i rajonit të Sardenjës, i quajti zjarret një “fatkeqësi të paparë”. Banorët folën për skena apokaliptike.
Në Siçili, zjarret janë përhapur deri në afërsi të qytetit jugor të Katanias, në bregun lindor të vendit. Edhe në këtë zonë, shumë banorë u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre dhe policia ndërhyri nga deti për të shpëtuar rreth 200 turistë të bllokuar në plazh për shkak të zjarreve dhe tymit të rëndë. Aeroporti Katanias u mbyll përkohësisht për shkak të tymit. Edhe rajoni i Abruzos u godit rëndë nga zjarret që gllabëruan një pyll me pisha në Peskara, në bregdetin Adriatik, duke bërë që një numër turistësh të kërkonin ndihmën mjekësore në spital për shkak të thithjes së sasive të mëdha të tymit.
Autoritetet thonë se shumë nga zjarret janë shkaktuar nga njeriu dhe ato tashmë kanë bërë një numër arrestimesh lidhur me këtë. Duke folur për mediat italiane, kryebashkiaku i Peskarës, Carlo Masci i quajti ngjarjet në rajonin e tij vërtet dramatike dhe tha se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar.
Kryebashkiaku Masci i përshkruajti zjarret si një sulm në zemrën e qytetit, mushkërinë e gjelbër të Peskarës, traditën, historinë, dhe rrënjët e tij. Kryebashkiaku shtoi se kurrë nuk kishte parë një gjë të tillë dhe se njerëzit ishin praktikisht të rrethuar nga zjarret.
Ashtu si në pjesët e tjera të Italisë, zoti Masci tha se është e pamundur të llogaritet ndikimi i zjarreve në mjedisin e Peskarës pasi e gjithë Zona e Mbrojtur e Danunzianës, pylli i madh me pisha i qytetit, u shkatërrua. Ai tha se ishte e dhimbshme të shihje të gjithë pasojat e zjarrit, pemët e djegura./VOA
Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksina...
Deklarimet e Albin Kurtit rreth përgatitjeve për ta vendosur...
Në përgjigjen e tij ndaj një hetimi të pavarur që zbuloi se ...
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn parashikon masa të reja:...
Qeveria meksikave ka ngritur padi ndaj kompanive amerikane p...
Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nx...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian, ku nj...
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fau...
Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë mjaft kritike, ndë...
Në kohë rekord, Beriev Be-200 u riparua në bazën ajrore Elef...
Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë...
E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh...
Me qindra libanezë janë mbledhur ditën e sotme për të kujtua...
Norvegjia është vendi me përqindjen më të lartë të prodhimit...
Duke e quajtur një arritje të madhe, Presidenti Joe Biden nj...
Deklarata e prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut se guve...
Sanksionet e fundit nga Pekini dhe Uashingtoni kanë përshpej...
Në rast se pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, Të Gjelbr...
Situata e zjarreve vijon të jetë mjaft kritike edhe në Greqi...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...