Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Deklarata e prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut se guvernatori Andrew Cuomo është fajtor për disa raste ngacmimesh seksuale u përcoll me reagime të menjëhershme nga njujorkezët. Fryma e përgjithshme në popullatë është se ai duhet të japë dorëheqjen pa vonesë. Një koment të ngjashëm bëri edhe Presidenti Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve:
Po shtohet presioni ndaj guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo për të dhënë dorëheqjen, pasi të martën Prokurorja e Përgjithshme ofroi hollësi të një hetimi të gjerë që tha se dëshmon për disa raste ngacmimesh seksuale nga ana e zotit Cuomo.
Njujorkezët e pritën lajmin me reagime të ngjashme:”Përse paguajmë taksa? Ne, taksapaguesit duam në atë post dikë tek i cili kemi besim. Nuk na duhet një njeri që mendon se është i plotfuqishëm dhe ka të drejtë të prekë gratë si të dojë ,? thotë Lily Cantley.
“Mendimi im është që duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë. Kur del një grua me këto akuza, duhet hetuar. Kur dalin dy, tre, katër me po të njëjtat akuza? siç thonë kur ka tym, ka zjarr. Në këtë rast ka shumë tym. Pa diskutim duhet të dorëhiqet,? thotë Daniel Moynihan.
Deri tani guvernatori ka qenë sfidues ndaj akuzave. Dje, pas konferencës së shtypit të prokurores së përgjithshme, zoti Cuomo nxori një deklaratë ku thoshte se kurrë nuk ka bërë gjeste të papërshtatshme dhe nuk ka ngacmuar kënd seksualisht.
“Dua ta dini drejtpërdrejt nga unë se kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme apo të kem bërë ngacmime të papërshtatshme seksuale,” tha në një dekraratë të regjistruar më parë zoti Cuomo, një demokrat që ka shërbyer si guvernator që nga viti 2011.
“Unë jam 63 vjeç. Kam jetuar tërë jetën time të rritur në sytë e publikut. Nuk jam ndryshe. Dhe nuk kam qenë ndonjëherë si më përshkruajnë”.
Por presioni ndaj tij po shtohet. Demokratë me peshë, ndër ta Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi si dhe kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer u shprehën se në dritën e akuzave të ngritura një një numër kaq i madh grash, ai duhet të largohet nga posti.
Edhe Presidenti Biden reagoi, i pyetur nga një gazetare e CNN-it nëse u përmbahej komenteve të mëparshme se zoti Cuomo duhet të largohet nëse rezulton fajtor nga një proces hetimor:
“Siç e thashë, nëse hetimet, nëse prokurorja e përgjithshme arrinin në përfundimin se akuzat janë të sakta, gjë që thashë në mars, atëherë do të rekomandoja që ai të dorëhiqet. Këtë po përsëris sot. Nuk e kam lexuar raportin, nuk jam në dijeni të detajeve. Thjesht di rezultatin e hetimit,? tha presidenti.
Raporti i detajuar, i cili u prezantua të martën nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, është rezultat i një pune hetimore prej afro pesë muajsh të kryesuar nga dy juristë të pavarur. Ai doli me konkluzionin se 11 gra që e akuzojnë guvernatorin Andrew Cuomo se i kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, apo kishte bërë komente të sikletshme, me nëntone seksuale ndaj tyre, po thonin të vërtetën.
Zoti Cuomo, babai i divorcuar i tre vajzave të rritura, u zgjodh për tre mandate si guvernator, ashtu si babai i tij i ndjerë, Mario Cuomo./VOA
Sanksionet e fundit nga Pekini dhe Uashingtoni kanë përshpej...
Në rast se pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, Të Gjelbr...
Situata e zjarreve vijon të jetë mjaft kritike edhe në Greqi...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghe...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori nj...
Dy trena janë përplasur në jugperëndim të Republikës Çeke di...
Banorët e Atikës Veriore po jetojnë momente makthi nga zjarr...
Zjarret që shpërthyen në disa zona të Maqedonisë së Veriut u...
Nga druri deri tek granulatet plastike, nga çeliku tek chip-...
Prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia J...
Atletja olimpike bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya tha të m...
Pas ashpërsimit të masave, nga e diela në Gjermani kontrollo...
Gjendet trupi i pajetë i aktivistit bjellorus, Shishov i shp...
Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet...
Turqia prej ditësh tashmë gjendet në një situatë shumë alarm...
Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaks...
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fau...
Përfaqësuesi i ri i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, politikan...
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e sot...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...