web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi rastin flagrant para porte, Bayerni largon sulmuesin

31 Korrik 2021, 14:58, Sport CNA

Rivalët e Laçit në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti ka bërë një goditje të madhe në sulm duke huazuar talentin e Bajern Mynihut, Xhoshua Zirkze. Sezonin e kaluar, Zirkze ishte i huazuar tek Verona në Serinë A, por u rikthye në Mynih sërish. Drejtuesit nuk kërkojnë ta djegin talentin 20 vjeçar, duke e transferuar në një skuadër ku mund të marrë më shumë minuta.

Sipas ??Sport1??, Zirkze ka braktisur grumbullimin me pjesën tjetër të skuadrës dhe në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i tij tek skuadra belge. Kohët e fundit, holandezi u bë protagonist pas një rasti të humbur në një miqësore kundër Ajaksit, gjest i cili u cilësua si tallje nga tifozët bavarez duke vërshuar në lumë sharjesh ndaj sulmuesit të talentuar.





Lajmet e fundit nga