web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani ndan premiot, ka pakënaqësi te futbollistët

27 Korrik 2021, 08:04, Sport CNA

Partizani u rikthye në kompeticionet europiane pas një viti mungesë dhe ?demat e kuq? morën pjesë në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Liga e Konferencës. Në turin e parë shorti i vuri përballë ekipin moldav të Sfintulit. Në dy sfidat kundër këtyre të fundit, ?demat? arritën të triumfonin me rezultatet 5-2 dhe 2-3, duke marrë një kualifikimi më se të merituar.

Pas këtij kualifikimi në turin e parë, ?Panorama Sport? shkruan se bordi drejtues ka shpërblyer futbollistët me premio, por shpërndarja e shpërblimeve ka sjellë pakënaqësi te lojtarët.

Futbollistët titullarë kanë marrë mesatarisht nga 3 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër shumë më pak, çka ka sjellë dhe pakënaqësitë së fundmi.

Edhe nëse rrugëtimi i Partizanit në Europë mbyllet pas ndeshjes kundër Bazelit ditën e enjte, që është thuajse e sigurt, në arkat e klubit janë derdhur plot 550 mijë euro nga UEFA, për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës dhe për kalimin e turit të parë.

Këto para do ta ndihmojnë shumë stafin drejtues që të krijojë një ekip edhe më konkurrues për vazhdimësinë e sezonit të ri 2021-?22, ku si gjithmonë, të kuqtë do të tentojnë të fitojnë të dy trofetë në Shqipëri, Kupën dhe kampionatin.





Lajmet e fundit nga