web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Braçe, dyshi i Ramës apo “fenomeni mushkonjë”?!

25 Korrik 2021, 10:07, Politikë CNA

Prej ditës së djeshme, zv.kryeministri Erion Braçe vijon të shprehë ?revoltën? e tij, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

?Revolta? e zv.kryeministrit në rrjetet sociale ka nisur prej mëngjesit të së shtunës, ku shkruante ?Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!?.

Më tej, Braçe ka vijuar ankesat, gjatë ditës së shtunë, deri edhe pas mesnate për të njëjtin problem, dhe po ashtu edhe mëngjesin e sotëm shkruante ?Nuk ka fund. Po ngrenë vinc në trotuar,  mbi rrugë e 7 metër larg dritareve tona!

Pa asnjë kusht sigurie për banorë, këmbësore e kalimtarë që janë me mijëra në ditë në trotuar e rrugë, makina po e po!

Ndërkohe, shihni kushtet e sigurisë në punë!

Nuk e di sa peshon vinci që po ngrenë e ka këta punëtore poshtë! I bindur që janë edhe të pasiguruar!

Dhe s?dua ta lënë mënjanë. Sipas tabelës së lejes së vendosur, afati i punimeve të këtyre ka mbaruar në Mars!?.

Në fakt Erion Braçe bën mirë që ngre si shqetësim këtë problem, por pse në rrjete sociale.

A nuk është dyshi i qeverisë Erion Braçe? A nuk vjen ai direkt pas kryeministrit Edi Rama? A nuk është ky zëvëndëskryeministër?

Kur ky ankohet, çfarë duhet të bëjnë qytetarët vallë?

Nuk e di Braçe, që si zv.kryeministër ka në varësi Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit. INUK po ashtu është në varësi të Kryeministrisë.

Apo mund ti drejtohet edhe Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është i PS, dhe ka në varësi Urbanistikën, dhe Policinë Bashkiake.

Pse nuk iu drejtohet institucioneve Erion Braçe?

Se nga ?revolta? që bën në rrjetet sociale, nuk kuptohet është zv.kryeministër, apo është ?mushkonjë??

Ka dalë për të pickuar nga Facebook, apo bën ndonjë punë?

Kur ankohet zv.kryeministri, çfarë duhet të bëjnë qytetarët shqiptarë?

Kur nuk e zgjidh dot as Erion Braçe, që është dyshi i qeverisë, kanë ngelur vetëm mushkonjat që të bëjnë punë.

Ama nëse Braçe ka ikë si zv.kryeministër dhe si deputet, e ka dalë në opozitë, kjo është tjetër gjë e do duhet kohë ta mësojmë.

Më poshtë seria e ankesave të zv.kryeministrit Braçe, të shprehura në faqen e tij në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga