web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prangosen katër persona/ Zbulohet skema e mashtrimit me vlera të mëdha

22 Korrik 2021, 10:12, Kronika CNA

Një tjetër operacion i rëndësishëm është kryer nga Policia e Shtetit, me urdher te Prokurorise se Tiranes.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 4 persona të përfshirë në një skemë mashtrimi me vlera të mëdha.

Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka deklaruar se janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 të huaj.

Mashtrimi ka të bëjë me vlera të mëdha duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave e hyrje në llogari bankare.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 8 persona, ndersa nje tjeter është proceduar dhe në gjendje të lirë.

??Është finalizuar një operacion i rëndësishëm, duke arrestuar 4 persona për një skemë mashtrimi me vlera të mëdha.

4 të arrestuarit janë 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Mashtrimi është një problematikë që po cënon shoqërinë shqiptare. Veprimtari kriminale, duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave, llogari bankare brenda e jashtë Shqipërisë.??- tha Imeraj./CNA.al





Lajmet e fundit nga