LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tetë vjet i dështuar/ Nishani: Basha kryetar përmes skandaleve

21 Korrik 2021, 13:50, Politikë CNA
Tetë vjet i dështuar/ Nishani: Basha kryetar përmes skandaleve

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Bujar Nishani, është një nga emrat që pritet të jetë pjesë e ndryshimeve në strukturat drejtuese të PD-së.

Në një intervistë të dhënë për gazetën Panorama, Nishani ka deklaruar se Lulzim Basha është përgjegjës kryesor për dështimin 8 vjeçar.

?Natyrisht që përgjegjësi kryesor i një dështimi të përsëritur prej 8 vitesh dhe humbjes në 4 përballje elektorale është kryetari i partisë, i cili ka marrë përsipër dha ka dalë garanti kryesor për suksesin politik të partisë. Ky është një rregull, të cilin nuk po e sajoj unë, por është standardi më normal në çdo shoqëri demokratike. Këtë e thotë shumica dërrmuese e demokratëve dhe shqiptarëve në tërësi, pavarësisht nëse e thonë atë publikisht apo veç në rrethin e tyre?, ka thënë Nishani.

Ai ka folur më tej edhe për zgjedhjet për kryetar të PD.

Sipas Nishanit, kandidatura e znj. Harxhi ishte një risi në politikën shqiptare, në kontekstin që ishte një zonjë që konkurronte për lidership në një nga partitë më të mëdha të vendit, ndërsa në kontekstin politik një prej studenteve të Dhjetorit ?90 dhe një intelektuale me dinamikë të suksesshme shtetërore.

?Por znj. Harxhi u pengua, u luftua dhe trajtua nga selia e partisë dhe enturazhi i L. Bashës nëpër rrethe si ?armike? e Partisë dhe jo si një alternativë konkurruese. Nuk mund të konsiderohet kurrë ?garë? kur të mohohet çdo element i aksesit, komunikimit dhe monitorimit ndaj të gjitha elementeve të një gare. Merrni si shembull një qark për të kuptuar ç?ka ndodhur me zgjedhjen e kryetarit të partisë. Qarkun e Korçës.

Në qytetin e Korçës ku u bë e mundur të monitorohej proçesi, L. Basha mori vetëm 17% të votave të anëtarësisë. Në të njëjtin qark, por në Maliq, ku nuk u mundësua monitorimi i procesit, L. Basha mori 70% të votave. Po në të njëjtin qark, por në Devoll, lista e votuesve të partisë rreth 3 muaj më parë ishte me 2100 votues, ndërsa ditën e votimit për kryetarin u katandis në 900 votues.

Besoj se nuk do shumë komente për këtë maskaradë! Por më denoncuesja e asaj maskarade ishte fakti që sot për herë të parë në historinë e saj, Partia Demokratike drejtohet nga një kryetar, i cili gëzon mbështetjen e pakicës së partisë (më pak se 30% e anëtarësisë e votuan L. Bashën?, ka thënë Nishani.

Sipas tij, po t?i referohesh standardit të zgjedhjes së kryetarit të partisë dhe procesit të gjykimit mbi propozimet e përfaqësuesve të tjerë për ndryshime statutore dhe reformës në parti, merret lehtë me mend se çfarë mund të ketë ndodhur aty./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga