Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Gjykata e Lartë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Mësohet se ?dosja Tahiri?, do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të trupit gjykues Ilir Pandën dhe dy anëtarët Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe.
Mësohet se kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Lartë, duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.
Shorti i hedhur gabimisht kishte përzgjedhur gjyqtarin Sandër Simoni si kryesues të seancës. Pas ndryshimeve ligjore që hynë në fuqi më 1 Qershor shorti i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës është anuluar për të gjitha dosjet që ishin në gjykim.
Ndërkohë në Gjykatën e Lartë ende nuk ka asnjë datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe Çelën. Ky i fundit një ditë më parë i ka kërkuar gjykatës së posaçme shuarjen e afateve të paraburgimit pasi që nga koha kur është dhënë vendimi i Gjykatës së posaçme të Apelit, ka kaluar më shumë se një vit.
Po ashtu Jaeld Çela ka kërkuar edhe ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të lehtë sigurie. Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u gjendën fajtorë për veprën penale të ?Shpërdorimit të Detyrës?. Ish-ministri u dënua me 3 vite shërbim prove ndërsa Jaeld Cela me 3 vite e 4 muaj burg.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë:
Pas emërimit të 4 gjyqtarëve të rinj në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, bazuar në urdhrin e Kancelarit të kësaj Gjykate, të gjitha çështjet penale ende të pashqyrtuara (mbi 5200 çështje ), që kanë patur si relator gjyqtarin e Kolegjit Penal të emëruar në mars të vitit 2020, janë rishortuar me qëllim shpërndarjen e tyre, në mënyrë të barabartë ndërmjet të gjithë gjyqtarëve të këtij Kolegji.
Për shkak të veçorive të natyrës teknike që paraqet përdorimi i sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, në procesin e rishortimit rezulton të jenë përfshirë gabimisht 43 çështje penale, për të cilat trupi gjykuesi mëparshëm, në dhomë këshillimi, ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore ose mospranimin e rekursit, vendime të cilat nuk ishin pasqyruar ende në sistem.
Me qëllim garantimin e parimit të gjykatës së caktuar me ligj, për të gjitha palët pjesëmarrëse në gjykim në Gjykatën e Lartë dhe në respekt të qëndrimit të mbajtur nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, si edhe praktika e kësaj gjykate, për të vijuar shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore nga i njëjti trup gjykues që e ka shqyrtuar paraprakisht në dhomë këshillimi, është urdhëruar nga Kancelari i Gjykatës së Lartë anulimi pjesërisht i shortit për çështjet penale të sipërcituara. Gjithashtu, janë pasqyruar menjëherë në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve vendimet që janë marrë në dhomë këshillimi për çështjet penale, si edhe relatori i çështjes konkrete.
Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, p...
Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast i mbajtjes pa le...
Ditën e sotme kompanisë “Alba Exotic Friuit Team” me pronar ...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë informacion lidhur me një n...
Blendi Teta i arrestuar dhe i akuzuar për vrasjen e Santiago...
Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka kërkuar nga...
Një bombul gazi ka shpërthyer në një byrektore në Elbasan, g...
Një 36-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar...
Disa të rinj qarkullonin me armë me vete në një mjet “Benz”,...
DEA amerikane raportohet të ketë shkatërruar një rrjet trafi...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen e ...
Një furrë buke në qytetin e Lezhës, ka rënë pre e grabitjes ...
Një 42 vjeçare në Rinas, ka dhunuar një punonjëse të një kom...
Aksidentet rrugore në vendin tonë vijonë të jenë një problem...
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin...
Një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” në Tiranë, është përfshi...
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstradua...
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një pallat në qytetin e Mali...
Një automjet tip ‘Golf’ është përfshirë nga flaktët orët e p...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona për vepra të n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...