web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetimet për tenderin e uniformave/ SPAK u kërkon zyrtarëve të arrestuar të tregojnë shokët

20 Korrik 2021, 13:16, Kronika CNA

Në pranga janë vënë 11 zyrtarë të ministrisë së Brendshme për tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Pas arrestimit të 11 zyrtarëve të ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderin për uniformat e policisë, hetuesit po përpiqen të kthejë në bashkëpunëtorë disa nga zyrtarët e arrestuar.

Sipas ABC news, të paktën 2 nga të arrestuarit që kanë pasur edhe rol kryesor në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë iu është ofruar statusi i bashkëpunëtorit për të treguar më shumë detaje nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Nuk dihet nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat, ndërkohë që prokuroria ka në hetim çështjen nën dyshimin se ka përgjegjës të tjerë në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese.

Sipas SPAK rezulton se zyrtarët kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë në kualifikimin e operatorit fitues në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga