web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja e policisë me biznesmenët/ Meta: Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë

19 Korrik 2021, 16:46, Politikë CNA

Mbrëmjen e kaluar pati një përplasje mes policisë dhe pronarëve të bizneseve në Vlorë, të cilët kanë protestuar për zgjatjen e orës policore. Pas kësaj ngjarje ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili e quan shqetësuese situatën e krijuar mbrëmë në Vlorë.

Meta bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Gjithashtu thekson se dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme

?Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë! ???, shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga