Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Në Fiks Fare mbërriti një denoncim nga një qytetar i cili kishte hasur probleme me Kartën e Identitetit.
Në momentin që ai ka rinovuar ID e tij pranë zyrave të Aleat ka vënë re një gabim në vendlindjen e tij , ku shkruhej lagjja nr.4 pa emrin e qytetit. Qytetari shpjegon se në momentin e tërheqës së ID pranë Aleat-it të Njësisë 4 ka refuzuar të marri kartën, pasi në të nuk shkruhej qyteti i lindjes por vetëm lagjja. Punonjësja e Aleat i shpjegon se nuk është gabim i Aleat por që ashtu figurojnë të dhënat e zotërisë në sistem. Për të bërë ndryshimin në sistem ai duhet t?i drejtohej Njësisë Nr.4 për korrigjim.
Edhe në këtë njësi qytetarit i tregojnë se ashtu figuron në sistem vendlindja e tij, pra në Lagjen nr.4. Por ky gabim qytetarit i ka kushtuar shumë, pasi i ka krijuar probleme kudo që është paraqitur pasi dokumenti bazë siç është Karta e Identitetit nuk ka patur vendlindjen si qytet.
Në këto kushte qytetari i drejtohet gjendjes civile nr. 4 për gabimin që ka hasur duke ju eliminuar qyteti i lindjes dhe lënë vetëm lagjja nr.4. Punonjësit e gjendjes civile i japin një formular për të plotësuar në mënyrë që të bëjnë rregullimin në sistem.
Pas disa ditësh qytetari merret në telefon nga gjendja civile dhe i komunikohet se i janë ndryshuar të dhënat, pra i është vënë më në fund edhe qyteti i lindjes. Por edhe pse ky nuk ishte një gabim i tij, ai sërish është i detyruar të paguaj për rinovimin e Kartës së Identitetit pas ndryshimit të të dhënëve personale. Ai me të drejtë pyet punonjësen e gjendjes civile se pse duhet të paguajë për një gabim të kësaj të fundit, punonjësja i përgjigjet se duhet ta paguajë vetë ose mos ta bëj fare.
Pra edhe pse kishte pritur më shumë se 6 muaj për të bërë ndryshimet në gjendjen civile, kjo e fundit edhe pse kishte hedhur gabim të dhënat personale në sistem nuk mban asnjë përgjegjësi. Qytetari edhe pse jo për faj të tij penalizohet duke pohuar sërish për rinovimin e Kartës së Identitetit kësaj radhe me të dhënat e rregullta, në rastin konkret me emrin e qytetit ku ka lindur.
Qytetari në gjendjen civile nr. 4
Qytetari: Më fal a mund t?ju pyes diçka? Për një kartë identiteti të lëshuar që në dhjetor, që ka një gabim ku mund të? ndonjë përgjegjës ose përgjegjëse që të bisedoj të flas? Sepse është eliminuar qyteti i lindjes dhe është lënë vetëm lagjja numër 4.
Punonjësi gjendjes civile: Duhet të plotësosh dokumentat.
Qytetari: Po pra dhe si duhet të veproj unë? Të plotësoj këtë? Më fal nuk më sqarove çfarë duhet të bëj me këtë?
Punonjësja gjendjes civile: Duhet të mbledhësh ato dokumentat që ke aty dhe t?i sjellësh.
Qytetari: Do t?i mbledh t?i sjell?
Punonjësja gjendjes civile: Ke qenë regjistruar diku tjetër?
Qytetari: Jo fare, vetëm këtu gjithë kohës.
Punonjësja gjendjes civile: Ne i mbledhim por duhet pak kohë, nëse i do më shpejt te Bashkia e Tiranës.
Qytetari: Nuk ka problem, vetëm të më zgjidhet, më kupton, të më bëhet vendlindja Tiranë. Jam shumë dakord nuk ka problem le të zgjasë. E di pse se gabimi juaj dhe po vuaj pasojat në dhjetor ? qershor, 6 muaj. Ishalla nuk pres edhe 6 muaj do Zoti mos të shkoj kaq gjatë.
Qytetari pasi është njoftuar me telefonatë se i janë ndryshuar të dhënat, drejtohet sërish pranë gjendjes civile nr. 4.
Qytetari: Përshëndetje si jeni? Më keni marrë në telefon për këtë kartën e identitetit, që janë ndryshuar të dhënat, për një gabim që ishte bërë nga ana juaj u hoq vendlindja Tiranë dhe u vendos lagjja 4.
Punonjësja gjendjes civile:Në sistem e ke lindur në Tiranë.
Qytetari: Po në kartë lexoje pak si është.
Punonjësja gjendjes civile: Është lagjja 4.
Qytetari: Do hidhet Tiranë dhe do eliminohet lagjja 4? Këtë unë e kam bërë para 6 muajve duhet ta paguaj unë apo ?.?
Punonjësja gjendjes civile: Ti do ta paguash sepse qe në momentin që ke aplikuar të është sqaruar si procedurë.
Qytetari: Jo fare, nuk më është sqaruar. Erdha edhe këtu u ankova, prit të mbaroj. Nuk të duket një gafë shumë e madhe ndoshta edhe në shkallë botërore, të heqësh Tiranë dhe të lësh lagjja numër 4?
Punonjësja gjendjes civile:Ke firmosur formularin.
Qytetari: Po pra, po ju nuk mbani përgjegjësi, nuk e quani gafë të heqësh tiranë dhe të vesh lagjja 4, nuk ndiheni fajtor fare? Nuk mbani përgjegjësi për të kërkuar ndjesë ose falje?
Punonjësja gjendjes civile:Normalisht tek puna ime në rregull jam. Tani ti e kishe lagjja 4 Tiranë dhe do të mbetej lagjja 4.
Qytetari: Po lagjja 4, ku përshembull? Në Kukës, në Sarandë?
Punonjësja gjendjes civile: Në Tiranë.
Qytetari: Për një gafë tuajën duhet të paguaj 1500 lekë të tjera unë përsëri? Të duket normale që unë të paguaj 1500 lekë përsëri?
Punonjësja gjendjes civile: Mos e bëj./TCH
Sot do të ndalemi në një ngjarje sa të dhimbshme, po aq edhe...
Fiks Fare denoncoi sërish problematikën e ish-ushtarakëve, t...
Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej sa...
Në emisionin “Stop” sot është transmetuar historia e Griseld...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës rastin e një të ash...
Vajza e drejtuar në “Stop” ka përfunduar 2 ciklet e studimev...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një ankesë, që ka ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër de...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar çështjen e një pacien...
Fenomeni “Verjana Gega” nuk ka të ndalur. Zonja Gega vazhdon...
Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë rastin e aksidentit t...
Drejtori i shërbimeve publike në bashkinë Kukës, Xhevdet Sop...
Tani nuk ka më asgjë nën sipërfaqe, apo të kamufluar me ko...
Jona Ago, punonjëse prej 4 vjetësh e policisë Bashkiake Devo...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës “luftën për shezllonë...
Banorët e fshatit Bashaj, në Selenicë, i janë drejtuar emisi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të premte ka publikuar histo...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Pogradec për problemin...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së enjtes një rast unik mbi mën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...