Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 23 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, që varionte nga 0.64 mg/l deri në 1.49 mg/l, dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia janë parandaluar disa ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:
Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen ?30 Vjetori?, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin që e përdorte për shërbim publik (mikrobuz 18-vendësh me pasagjerë në mjet). Nga matja me aparatin drager rezultoi testi i parë në masën 1.07 mg/l dhe testi i dytë 1.09 mg/l. Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.
Në Tiranë, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 52 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit rezultoi se automjeti me targa angleze ishte në emër të një shtetasi tjetër dhe ishte jashtë afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ndaj 52-vjeçarit, i cili ishte me leje drejtimi të falsifikuar, u mor masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu konfiskua automjeti.
Po në Tiranë u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.47 mg/l, në rrugën e Shkozës. Drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative 27.000 mijë lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 20 muaj dhe zbritje 8 pikë nga patenta.
Në Spille, Kavajë, është arrestuar A. B., 50 vjeç, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në matjen e parë në masën 1.31 mg/l dhe në matjen e dytë në masën 1.29 mg/l. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, pezullim për 15 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.
Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore, krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, përgjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, 4 prej tyre nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 1 nga Policia Rrugore e Elbasanit, të cilët për t?i shpëtuar masës administrative, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 1.000 deri në 2000 lekë të rinj.
Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 2032 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 146 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan, 153 km/h dhe 167 km/h në Fier-Vlorë, 169 km/h në Durrës-Maminas dhe deri në 186 km/h në rrugën nacionale Tepelenë?Gjirokastër, si dhe 11 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka sqaruar dekla...
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion...
Kujtim Shabani, mjeku i dashur i të gjithë qytetarëve korçar...
Ndërsa Kombet e Bashkuara shënuan Ditën Botërore të Popullsi...
Ministria e Bujqësisë ka publikuar një video, nga serat në Q...
Tre ditë më parë SPAK përmes një operacioni ka prangosur 9 z...
Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë në Bashkimin Europ...
Një person i identifikuar si Agim Shehu rezulton i zhdukur p...
Trafiku i rënduar në disa prej akseve kryesore në Shqipëri, ...
Kthimi i pushuesve nga bregdeti, ka shkaktuar rradhë kilomet...
Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka dalë me një reagim në rrjetet...
Një episod i ankthshëm ka ndodhur sot në Shëngjin, ku kanë h...
Nga Elton QynoPas disa seancash gjyqësore maratonë në gjykat...
Ultimatumi i kryeministrit Rama pak ditë më parë ndaj drejtu...
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në Laç...
Rreth 100 efektivë policie nga Tirana kanë zhvilluar një aks...
Policia e Himarës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë, pronarin e...
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 22 vjeçar. Shtetasi m...
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 40 vjeçar. ...
Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i kanë ardh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...