Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në fushë shkojnë futbollistët, por nga stoli Mançini dhe Sauthgejt kanë bërë gati lëvizjet taktike, njësoj si një lojë shahu. Gjithsesi, futbolli ndonjëherë kapet edhe pas statistikave, ku ato pozitivet motivojnë, por edhe ato negativet ndonjëherë ndezin adrenalinën për të provuar thyerjen e disa tabuve.
Prandaj, në pritje të finales së madhe të ?Euro 2020? në Londër, numrat dhe kuriozitetet thonë se Italia nuk ka humbur kurrë përballë Anglisë, sa herë që janë përballur mes tyre në ndonjë Europian apo Botëror. Ndërsa anglezët kapen fort te bunkeri ?Uembli? (15 fitore në 17 ndeshjet e fundit), ndonëse në të njëjtën kohë ekziston edhe një mallkim, i cili thotë se dy kombëtaret e fundit që e kanë luajtur në shtëpi Europianin (Portugalia në 2004 dhe Franca në 2016) e kanë humbur finalen. Por, në pritje për të parë se si do të përfundojë të dielën, le të thellohemi në statistikat e Itali-Angli.
? Kjo do të jetë finalja e dhjetë që Italia arrin mes Europianëve (4 finale) dhe Kupës së Botës (6 finale). Vetëm Gjermania me 14 finale ka luajtur më shumë. Italia ka fituar Europianin e vitit 1968, ndërsa ka humbur më pas finalet në vitet 2000 (kundër Francës) dhe në 2012-ën (kundër Spanjës).
? Kjo do të jetë finalja e parë për Anglinë në një Europian dhe e dyta në çdo turne ndërkombëtar, pas Botërorit të fituar në shtëpi në vitin 1966. Me 55 vite distancë nga njëra finale në tjetrën, Anglia mban rekordin më negativ, për sa u përket në tërësi kombëtareve europiane.
? Anglia është kombëtarja e 13-të që merr pjesë në një finale Europiani (duke e marrë si një përfaqësuese Çekosllovakinë dhe Çekinë). Historia thotë se vetëm 3 nga 12 kombëtaret kanë humbur finalen e tyre të parë: Jugosllavia në 1960, Belgjika në 1980 dhe Portugalia në 2004.
? Vetëm Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik (3 herë) e kanë mbyllur më shpesh se Italia në vend të dytë një Europian (dy herë, në Francë 2000 dhe Spanjë 2012).
? Pas Anglisë në ?Euro 2020?, kjo është hera e 11-të që një kombëtare pjesëmarrëse luan finalen ndërkombëtare në shtëpi (Europianë/Botërorë). Anglisë i ka ndodhur që të presë edhe finalen e Botërorit 1966, kur mundte 4-2 Gjermaninë në ?Uembli?, por ndërkohë dy skuadrat e fundit që e kanë luajtur finalen në shtëpi e kanë humbur atë: Portugalia në 2004 dhe Franca në 2012. Ndërsa në tetë rastet e tjera, ajo që kishte dështuar në shtëpi ka qenë Suedia në Botërorin 1958.
? Italia nuk ka humbur kurrë kundër Anglisë në një turne ndërkombëtar (3 fitore dhe 1 barazim), konkretisht: 1-0 në ?Euro 1980?, 2-1 në Botërorin ?Itali 1990?, barazim 0-0 në Botërorin 2014 dhe kualifikim pas penalltive në ?Euro 2012?.
? Anglia ka fituar vetëm 2 nga 14 takimet e fundit kundër Italisë, në të gjitha kompeticionet (5 barazime dhe 7 humbje), konkretisht 2-0 në qershor 1997 dhe 2-1 në gusht 2013, që të dyja miqësore. ?Tre Luanët? ndërkohë kanë fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet zyrtare ndaj Italisë (2 barazime dhe 5 humbje): 2-0 në eliminatoret për Botërorin 1978.
? ?Uembli? do të presë finalen e tretë në histori mes Botërorëve dhe Europianëve. Që të dyja këto ndeshje kanë kërkuar kohët shtesë për të shpallur fituesin: Anglia ndaj Gjermanisë në Botërorin 1966 dhe Gjermania përballë Çekisë në ?Euro 1996?.
? Italia shkon në Londër si e pamposhtur prej 33 ndeshjesh me radhë në të gjitha kompeticionet (27 fitore dhe 6 barazime), duke shënuar 86 gola në total dhe duke pësuar 10. Kjo është seria më e gjatë e pathyeshmërisë në historinë e kombëtares ?axurre?.
? Anglia ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e saj (plus 1 fitore dhe 1 barazim) të luajtura në ?Uembli?, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 46 gola dhe duke pësuar vetëm 5.
? Anglia ka pësuar vetëm një gol në rrugën e saj drejt finales së ?Euro 2020?. Dhe mes katër nga 7 skuadrat që kanë luajtur një finale Europiani me këtë golavarazh negativ, në fund janë shpallur fituese: Bashkimi Sovjetik në 1960, Itali 1968, Gjermani 1972 dhe Spanjë 2012.
? Garet Sauthgejt ka fituar 8 ndeshje si trajneri i Anglisë mes Europianëve e Botërorit. Ai ka barazuar Alf Ramsejn, i fundit që i ka dhënë trofeun e parë dhe të fundit Anglisë (Botërorin 1966). ? Anglia me 2.2 dhe Italia me 2.3 kanë pësuar mesatarisht numrin më të vogël të goditjeve në portë për ndeshje në këtë ?Euro 2020?.
? Herri Kejn ka marrë pjesë në 28 gola për Anglinë, në 27 prezencat e fundit (19 gola dhe 9 asiste). ? Herri Kejn, nëse shënon ndaj Italisë, do të barazonte Geri Linekerin me 10 gola të shënuar në historinë e turneve të mëdhenj (Botërorë/Europianë).
? Rahim Sterling ka tentuar 32 driblime dhe ka kompletuar 18 prej tyre në këtë ?Euro 2020?, më shumë se kushdo tjetër. 7 nga 18 driblimet e kompletuara kanë ndodhur në zonën e rreptësisë kundërshtare. Rrezik!
? Roberto Mançini është trajneri i dytë në histori, i cili pasi ka fituar 1 titull kampion me një skuadër angleze (Mançester Sitin), ka luajtur më pas një finale ndërkombëtare (Botëror/Europian), pas Alf Ramsejt: titull me Ipsuiçin dhe Botërorin e 1966- ës me Anglinë.
Luis van Gal mund të jetë trajneri i ardhshëm i Holandës. 69...
UEFA ka vendosur të ftojë Christian Eriksen dhe stafin mjekë...
Skënderbeu është në fund të merkatos për këtë hapësirë veror...
Mauricio Sarri u prezantua zyrtarisht si trajner i Lacios. I...
Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta shprehu keqardhje për...
Në rast se skuadra e Partizanit bën detyrën kundër Sfintulit...
Konferenca për shtyp e Kombëtares së Italisë është shtyrë. S...
Mërgim Mavaraj i ka surprizuar të gjithë me të ardhmen. Mbro...
Anglia mund të dënohet nga UEFA. Gjatë penaltisë e cila e dë...
Anglia favorite, por jo shumë. Është ky parashikimi i kompan...
Ish-trajneri i Kukësit, Piter Pakutl do të jetë pjesë e elit...
Tifozët e zemëruar të Danimarkës për atë penallti bujare të ...
“Si Senor”. Kështu e prezanton PSG-ja mbrojtësin spanjoll Se...
Humbje mes shumë polemikash për Vllazninë. Shkodranët e traj...
Pas një mungesë të gjatë për shkak të situatës së jashtëzako...
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, u shpreh tepër i kënaqur, ...
Fitore spektakolare e Partizanit, në ndeshjen e parë ndaj Sf...
Po luhet momentalisht sfida Shiroki Brijeg Vllaznia, e vlefs...
Thiago Motta rikthehet të drejtojë në Itali. Ish trajneri i ...
Momente paniku për Kuame Babakar. Ish-sulmuesi i Leçes, Fior...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...