Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zemër të madhe/ Ja disa fakte
A jeni të sjellshëm, të kujdesshëm dhe shumë të shqetësuar n...
Në mbarë botën po bëhen përpjekje për të vaksinuar sa më shumë njerëz për të arritur imunitetin e turmës kundër koronavirusit. Zyrtarët thonë se po analizojnë efektshmërinë e vaksinave, por sipas ekspertëve, Rusia nuk ka ofruar deri tani informacionin e nevojshëm mbi vaksinën e saj, Sputnik V. ?
?Këto rezultate kaq të mira është vështirë të besohen!? thotë studiuesi Konstantin Andreev.
Në maj një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë botuan një letër të hapur në revistën mjekësore The Lancet ku shprehnin shqetësim për vaksinën ruse Sputnik V.
Shkencëtarë amerikanë, holandezë, francezë, italianë dhe rusë kanë cituar mospërputhje mes të dhënave nga Instituti Kërkimor Gamaleya, prodhuesi i vaksinës ruse Sputnik V.
Më saktësisht, në fazën e tretë të provave, Instituti raportoi se vaksina kishte efektivitet në mbi 91% të rasteve. Por shkencëtarët thonë se instituti nuk ofroi të dhëna të papërpunuara në mënyrë që shkencëtarë të tjerë të bënin analiza të pavarura. Ata kanë kërkuar informacion shtesë nga ky institucion.
?Nëse do të kishin ofruar materialet burimore, mund të ishin sqaruar disa nga mospërputhjet. Por nuk ofruan të dhënat. Prandaj ekzistojnë pikëpyetje mbi punën e tyre kërkimore,? thotë Vasili Vlasov i Universitetit Ekonomik të Shën Peterburgut.
Në përgjigje të letrës, ata që punuan për zhvillimin e vaksinës Sputnik V i shpjeguan mospërputhjet si ?gabime të thjeshta shkrimi? dhe i cilësuan si ?të habitshme? kërkesat e shkencëtarëve për informacion.
Shkencëtarët e institutit Gamaleya nënvizojnë se vaksina është miratuar për përdorim në mbi 50 vende. Por studiues të tjerë thonë se kjo nuk dëshmon që vaksina është e padëmshme dhe e efektshme në masën që thonë prodhuesit e saj.
?Prodhuesit e vaksinave perëndimore kanë bërë publike jo vetëm raporte të hollësishme për analizat shkencore që kanë zhvilluar, por edhe protokollet që kanë ndjekur gjatë zhvillimit të kërkimeve, ndërsa shkencëtarët rusë nuk pranuan të publikojnë protokollet që kanë ndjekur, prandaj lindin shumë pikëpyetje,? thotë zoti Vlasov.
Prodhuesit e Sputnik V thonë se vaksina e tyre është e sigurtë dhe se shkencëtarët perëndimorë paguhen nga ?gjigandë farmaceutikë? për të bllokuar futjen e vaksinës ruse në treg.
Por studiuesit shkencorë thonë se prodhuesit e vaksinave të tjera si Johnson & Johnson dhe AstraZeneca kanë punuar nga afër me agjencitë rregullatore për të garantuar një produkt të sigurtë, gjë që s?ka ndodhur me laboratoret që krijuan Sputnik V.
?Nëse ata që prodhuan Sputnik V fillojnë të veprojnë si shkencëtarët që krijuan vaksinën Johnson & Johnson, e gjithë kjo situatë do të bëhej shumë më e thjeshtë. Ata vetë do të përfitonin. Por nuk e di nëse do ta bëjnë një gjë të tillë,? thotë zoti Andreev.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë gjatë vizitave në Rusi.
?Kemi krijuar një ekip që besoj se do të vizitojë fabrikën. Do të shkojnë në një numër objektesh gjatë vizitës,? tha zëdhënësja e OBSH-së.
Sputnik V nuk bën aktualisht pjesë në listën e vaksinave të miratuara për përdorim emergjent nga BE-ja. Autorët e letrës në maj kritikojnë mungesën e transparencës në provat klinike me këtë vaksinë dhe thonë se çdo problem ekzistues mund të gjejë zgjidhje.
Por mëdyshjet për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Sputnik V nuk kanë penguar shumë vende, në një betejë të ethshme me pandeminë, ta ofrojnë këtë vaksinë për imunizimin e popullatës së tyre. Miliona doza të kësaj vaksine janë bërë deri tani në Rusi dhe në vende të tjera./voa
A jeni të sjellshëm, të kujdesshëm dhe shumë të shqetësuar n...
Ledjana Prenga është një prej ish konkurentëve më të komentu...
Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHPNjë studim...
Përputhen është një ndër programet më të ndjekur të momentit...
Jonida Haxhiu, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Pub...
Nga Ermand Mertenika (Inxhinier Biomjekësor)Një diagnostikim...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ledjana Prenga është një ndër personazhet më të komentuar të...
Savanna Santos është një nga modelet më seksi të Instagramit...
Turjan Hyska dhe Orinda Huta së shpejti do të bëhen prindër ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se...
Këngëtarja Fifi vijon me dedikimet e shumta në rrjetet socia...
Për të gjitha zonjat dhe zonjushat që janë ende në dilemë se...
Gërshetat janë modeli i flokëve që nuk ikin kurrë nga moda. ...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom ...
Arilena Ara dhe reperi shumë i dashur për publikun Noizy do ...
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se varianti “Delta”...
Në takimin e fundit në Përputhen +40, Samiu dhe Linda janë s...
Kejvina Kthella është një nga modelet më seksi të Instagrami...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...