web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjeku i njohur rendit shenjat që identifikojnë variantin “Delta” të COVID-19

7 Korrik 2021, 19:28, Lifestyle CNA

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti thotë se varianti ?Delta? i COVID-19 është 40% më i transmetueshëm në krahasim me variantet e tjera.

Ai u shpreh në Euronews Albania se ndonëse transmetueshmëria mbetet e lartë, simptomat e këtij varianti janë më të lehta dhe nuk ka vend për frikë dhe panik.

Por çfarë shenjash ka ky variant tek trupi i njeriut? Simptomat kryesore të variantit ?Delta?, thotë z. Alimehmeti, janë dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët.

Mjeku pohon se ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës për COVID-19 janë më të mbrojtur nga variantet e reja.

Ministria e Shëndetësisë deri tani nuk e ka konfirmuar prezencën e variantit ?Delta? në Shqipëri, por mjeku Alimehmeti bën apel për kujdes.

?Edhe mund të jetë (varianti ?Delta? i COVID-19). Duhet të jemi të kujdesshëm, por sinjale alarmi të mëdha për momentin nuk ka?, shton ai, duke paralajmëruar se ulja e temperaturave gjatë stinës së vjeshtës mund të ndikojë në përkeqësim të situatës epidemiologjike./euronews





Lajmet e fundit nga