web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

2 Korrik 2021, 20:33, Aktualitet CNA

Ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, 45-vjeçari Agustin Gega, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e ?arrestit me burg? për veprat penale të ngritura nga SPAK, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura duke thënë se nuk ndodhet prej tre vitesh në Shqipëri, por se do të kthehet dhe do të dorëzohet para drejtësisë shqiptare për të sqaruar gjithë të vërtetën.

Këto deklarata, 45-vjeçari i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetaren Klodiana Lala.

Pas intervistës së publikuar, Lala ka dalë dhe me një reagim në rrjetet sociale, ku tregon se ai e ka telefonuar nga arratia dhe jo nga burgu.

Lala thekson se është detyra e SPAK të provojë të vërtetën, ndërsa hedh akuza ndaj policisë, ku kërkon dhe dorëhqjen e Ardi Veliut.

“Paul Agustin Gega ish-shoqerues i Saimir Tahirit me telefonoi nga arratia. U habita me thene te drejten. E pyeta per ditelindjen, emrin e babait, te nenes, rrugen ku banonte, etj. U binda qe ishte ai. Kundershtoi akuzat; e drejte e tij. Cdo i dyshuar i mohon. Detyre e SPAK tja provoje. Policia e Shtetit e coi ne pranga tere diten. Tani, keta o jane te paafte ose po perpiqen te fshehin ndonje gje te madhe shume. E dyta here qe policia kapet ne flagrance duke genjyer. Njehere per ngjarjen e tmerrshme te Elbasanit, e diten e sotme.

Ard Veliu hiq kapelen!

ps.as Hekuran Marku nje tjeter ish-pjesetar i grupit te shoqerimit te ish-ministrit te Brendshem eshte ne arrati…”/CNA.al





Lajmet e fundit nga