web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mesazhet e koduara të Maksim Sotës"/ Përgjigjet "dhëmb për dhëmb" gazetari

2 Korrik 2021, 19:25, Aktualitet CNA

Prokurori Maksim Sota, i cili ka qenë një nga kandidatët që konkuroi për t?u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, është vënë sot në pranga si pjesë e megaoperacionit me 38 të arrestuar.

Prokurori reagoi pas arrestimit duke u shprehur se nëse ekziston qoftë edhe një provë e vetme do të jetë vetë ai që do të shkojë në burg me të arrestuarit e tjerë.

Gjithashtu ai u drejtua që kjo deklaratë t?iu përcillej edhe gazetarëve që janë marrë me këtë çështje.

?Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t?u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie?, tha prokurori Maksim Sota për Top Channel.

Pas kësaj, gazetari Arsen Rusta ka komentuar deklaratat e Sotës, për të cilat thotë se janë mesazhe te koduara për gazetarët.

Sipas Rustës, prokurori sot duhet të ishte në burg dhe jo në arrest shtëpie.

?Mqs ke sjellë mesazhe të koduara ish prokuror Maksim Sota. Ti jo vetëm je i përfshirë me historinë e operacionit “shpirti” . Por ke jetuar në një apartament me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë ( me vetdije? ). Të kanë paguar qiranë jo vetëm në Vlorë, ta kanë paguar edhe ne Romë, Itali.

Ndaj kur të sjellësh mesazhe për gazetar Maksim Sota nëpërmjet gazetarëve, lexoje mirë vendimin e gjykatës. A, dhe diçka sot do ishe në burg, jo arrest shtëpie siç je. Kjo vetëm se ke një pjestarë familje pa qejf jo se ska prova. Të shohim çdo thuash të hënën në GJKKO. Paç sukses me pafajsinë, por kërkoje ke vetja ke qiratë falas jo ke gazetarët. Të fala Kolltukut?, shkruan Arsen Rusta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga