Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
WASHINGTON (AP) ? Departamenti amerikan i Drejtësisë po padit shtetin e Xhorxhias lidhur me ligjin e ri të zgjedhjeve në këtë shtet, duke argumentuar se ligjvënësit shtetërorë republikanë nxituan të miratonin një ligj që synon t?u mohojë votuesve afrikano-amerikanë qasje të barabartë në votim.
“Aty ku besojmë se janë shkelur të drejtat civile të amerikanëve, ne nuk do të hezitojmë të veprojmë,” tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland të premten gjatë leximit të padisë.
Ligjvënësit republikanë në këtë shtet u kundërpërgjigjën menjëherë, duke premtuar një mbrojtje të fortë të ligjit të Xhorxhias.
Lëvizja e administratës Biden vjen dy javë pasi Prokurori i Përgjithshëm Garland tha se departamenti i tij do të shqyrtonte me kujdes ligjet e reja në shtetet e kontrolluara nga republikanët që forcojnë rregullat e votimit. Ai tha se qeveria federale do të merrte masa nëse prokurorët gjenin veprime të paligjshme.
Padia vjen gjithashtu ndërsa mbi administratën Biden rritet presioni për t’u përgjigjur ndaj ligjeve të mbështetura nga partia republikane në disa shtete këtë vit. Një përpjekje e demokratëve për të rishikuar ligjet zgjedhore u bllokua këtë javë nga senatorët republikanë.
Sipas Qendrës Brennan për Drejtësi, e cila hulumton votimin dhe mbështet qasjen e zgjeruar te e drejta e votës, deri në mes të majit ishin miratuar të paktën 22 ligje kufizuese në 14 shtete.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë lanë të kuptohet se prokurorët po vëzhgojnë ligjet e votimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe paralajmëruan se qeveria nuk do të qëndronte pasive nëse kishte përpjekje të paligjshme për të kufizuar qasjen e votuesve.
Futja në zbatim e ligjeve të reja mbi të drejtat e votimit sinjalizon gjithashtu se Presidenti Joe Biden dhe Ndihmës Prokurorja e Përgjithshëm Kristen Clarke po mbajnë premtimin për të rifokusuar vëmendjen e departamentit tek të drejtat civile pas katër viteve të trazuara gjatë administratës Trump. Zonja Clarke ishte një nga juristet kryesore e të drejtave civile në vend para se të emërohej për të udhëhequr degën e Departamentit të Drejtësisë për të Drejtat Civile.
Sekretari i shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, tha se ai do ta kundërshtonte padinë. Zyrtari republikan u kritikua ashpër nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump dhe aleatët e tij për kundërshtimin e përpjekjeve për të sfiduar rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit 2020 në këtë shtet./voa
Bashkimi Evropian (BE) mbase nuk do ta miratojë kurrë përdor...
Nënpresidentja Kamala Harris mbërrit në kufirin SHBA-Meksikë...
Në Podgoricë të Malit të Zi është nënshkruar marrëveshja mes...
Presidenti francez Emmanuel Macron i doli në mbrotje një për...
Të paktën katër persona humbën jetën pas shembjes së një god...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Franc...
Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të re...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë tha të p...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban u kritikua ashpër për sh...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një mar...
Një tornado e pazakonshme dhe stuhi të forta goditën një zon...
Autoritetet në Rusi thanë se kanë regjistruar rekord të vikt...
Bjellorusia duket se ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra...
Dhjetëra persona figurojnë të humbur dhe besohet se kanë gje...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës...
Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten se është arritur një...
Vrasja e 20 vjeçares në Greqi nga bashkëshorti i saj është n...
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po bashkëpunojnë për të lu...
Në Bundestag mbizotëron fryma e lamtumirës. Për herë të fund...
Çfarë dinë Pentagoni, FBI-ja dhe agjencitë e tjera të inteli...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...