
Italia heq detyrimin për maskat nga 28 qershori
Italia do ta heqë detyrimin për veshje të maskës në ambiente...
“Sipërmarrja Barbarossa” ? nën këtë emërtim Rajhu Gjerman sulmoi Bashkimin Sovjetik (BRSS). Me ofensivën – luftë blic të Adolf Hitlerit në Lindje nisi faza më e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore.
Muaj të tërë diktatori nacionalsocialist Adolf Hitler dhe gjeneralët e tij punuan për këtë moment. Të dielën, më 22 qershor 1941, erdhi çasti: Në orën 3:15 Vermahti sulmoi Bashkimin Sovjetik. Pa e marrë parasysh Paktin Hitler-Stalin për mossulmim.
Mbi tre milionë e gjysmë gjermanë dhe ushtarë aleatë të mbështetur nga artileria, aviacioni ushtarak dhe tanket, godasin ? shpejt, në masë dhe pamëshirë. Aviacioni ushtarak bombardon avionët sovjetikë kur këta ishin në tokë. Linja e frontit shtrihet mes Detit Baltik dhe Detit të Zi në një gjatësi prej më shumë se 1600 km. Ky është fronti më i gjatë në histori.
Sulmi i gjen të papërgatitur ushtarët e Ushtrisë së Kuqe. ?Ata dolën me pizhama jashtë kazermave dhe nisën të qëllojnë, u kapën krejt në befasi”, kujton ish-ushtari i Verhmahtit Gerhard Goertz në një video të portalit Online të Dëshmitarëve Okularë nga muzeu ?Shtëpia e Historisë (Haus der Geschichte)” në Bon. Paralajmërimet shteti sovjetik dhe kryetari i partisë, Josef Stalin nuk i kishte marrë parasysh. Ai nuk besonte, që Hitleri do të guxonte ta sulmonte këtë perandori gjigande duke neglizhuar kësisoj mobilizimin në kohën e duhur.
Propaganda gjermane e quan sulmin si një goditje parandaluese ndaj agresionit të pritshëm ushtarak të bolshevikëve. Në të vërtetë Hitleri zhvilloi një kryqëzatë të paskrupullt pushtimi, Diktatori ëndërron për ?hapësirë të re jetese” në Lindje për gjermanët. Ai ëndërron për një perandori të madhe gjermane nga Atlantiku deri në Urale.
Lufta e Hitlerit si kryqëzatë
Luftën Hitleri e konsideron si luftë mbijetese të botëkuptimeve dhe racave, kryqëzatë kundër Bashkimit Sovjetik, kryqëzatë kundër ?hebraizmit” dhe komunizmit. Përkatësisht ofensiva zhvillohet nën emërtimin “Sipërmarrja Barbarossa”. Një aludim ndaj perandorit Friedrich I.(1122-1190 pas Krishtit), i quajtur Barbarossa (Mjekërrkuq). Ai pati udhëhequr në një kryqëzatë perandorinë romano-gjermane.
Kryqëzata e Hitlerit u demaskua si një krim ushtarak në masë. Të karakterizuar prej shpëlarjes së trurit me ideologjinë e ?gjakut dhe tokës”, shumë ushtarë besonin, se si ?arianë të racës superiore” ata ishin në epërsi kundrejt popujve sllavë. “Eprorët tanë vazhdimisht na thonin, rusët nuk janë njerëz, ata janë të paarsimuar”, thotë ish-ushtari i Verhmahtit, Herbert Baier.
“Lufta e Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik ishte një luftë asgjësuese, sepse ai synonte përtej objektivit ushtarak asgjësimin e planifikuar ideologjik të një shteti të tërë bashkë me popullsinë e tij,” gjykon historiani Chris Helmecke nga Qendra për Shkencat Sociale të Bundesvehrit në Pocdam. “Në përmasat e gjera kriminale lufta gjermano-sovjetike është unike në histori.”
Robërit e luftës si punëtorë me detyrim
5,6 milionë ushtarë sovjetikë ranë rob të gjermanëve dhe u shfrytëzuan si punëtorë me detyrim. 3,3 milionë prej tyre gjetën vdekjen prej stërmundimit. Njësitë SS të mbështetura nga Verhmahti përndiqnin në territoret e pushtuara popullsinë hebreje.
Hebrejtë janë nxjerrë prej shtëpive ?dhe atyre u duhej të merrnin me vete lopatën për të hapur vet varrin e tyre”, tregon dëshmitari i kohës dhe ish-ushtari, Willi Hein në një video të ekspozuar në muzeun ?Shtëpia e Historisë. “Më pas ata vranë xhandarmërinë.” Po ashtu doli dekreti i ashtuquajtur ?Urdhëri komisar”. Ky dekret përcakton, që komisarët politik të Ushtrisë së Kuqe pasi të kapen rob të ekzekutohen.
Fillimisht tek pushtuesit gjermanë mbizotëro besimi në fitore. Vehrmahti pushton Ukrainën dhe zonën e Baltikut. Besohet, se së shpejti do të merret edhe Moska. Por nuk arrihet që të shkatërrohet në thelb Ushtria e Kuqe, aq sa ajo të mos ishte në gjendje të bënte më rezistencë. Shpërthen kësisoj një luftë e ashpër e përgjakshme disa vjeçare. Për dimrin e acartë me temperatura deri në minus 50 gradë Vehrmahti është i papërgatitur.
Pa strategji për një luftë disa vjeçare
Hitleri e pati nënvleftësuar jashtë mase kundërshtarin, konkludon historiani Chris Helmecke. “Faktikisht ushtarët e Ushtrisë së Kuqe luftonin me qëndresë dhe zell të fortë. Komandantët e saj mësonin vazhdimisht. Vehrmahti ishte nisur nga premisa, se ?me një luftë të madhe blic me beteja rrethimi afër kufijve do të mund ta mposhtte Bashkimin Sovjetik. Por nuk pati plane të tjera për një opcion të dështimit të këtij koncepti”. Gjithashtu ekonomia gjermane nuk ishte e orientuar për një luftë afatgjatë, shpjegon Helmecke. “Thjesht mungonin burimet.”
Më së voni me humbjen e betejës së Stalingradit më 2 shkurt 1943 planet pushtuese të Hitlerit dështojnë. Rajhu Gjerman kishte ndërmarrë më shumë nga sa i mbante kurrizi duke hapur luftë në fronte kundër aleatëve perëndimorë dhe Bashkimit Sovjetik. Dështimi i sipërmarrjes Barbarossa konsiderohet si pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore (1 shtator 1939 ? 8 maj 1945). “Nga këndvështrimi i sotëm mund të thuash, që lufta në aspektin strategjik qe e humbur qysh në vitin 1941”, nënvizon historiani Helmecke.
Bashkimi Sovjetik pagoi një çmim të tmerrshëm për ?luftën e madhe për atdheun”: Me 27 milionë të vrarë, prej tyre 14 milionë civilë, duke pasur kështu numrin më të madh të viktimave ndër të gjitha vendet e përfshira në Luftën e Dytë Botërore.
Pasojat e kësaj lufte në Europën Qendrore dhe Lindore ndihen ende sot. Që nga ndryshimet e kufijve e deri tek mënyra e përkujtimit të së shkuarës. “Lufta në shtete post-sovjetike, jo vetëm ato të Federatës Ruse, por edhe shteteve të tjera, mbetet e gjallë”, thotë për DW drejtori i Muzeut Ruso-Gjerman Jörg Morré. ?Të gjitha gjurmët ? të vdekurit, të traumatizuarit, të plagosurit, të zhvendosurit. Të gjitha këto përmbajnë histori familjesh dhe tashmë po mbërrijnë në brezin e tretë, të katërt e të pestë.”
E kaluara e përgjakshme luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale me shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik – kryesisht sa i përket nivelit politik. Nga ana qeveritare thuhet, se ?ne nuk mund ta harrojmë këtë”, thotë drejtori i Muzeut Ruso-Gjerman. E po ashtu ngrihen pretendime të llojit politik. “Por kjo është më shumë një formë e shfrytëzimit të historisë në dobi të interesave aktuale politike.”
Sipas mendimit të Morrés pavarësisht vuajtjeve të paimagjinueshme, pajtimi duhet të jetë pa kushte./DW
Italia do ta heqë detyrimin për veshje të maskës në ambiente...
Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën ...
Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës d...
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaj...
Shtëpia e Bardhë parashtroi planet për të dërguar 55 milionë...
Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që ...
Në kuadër të fushatës për vaksinim falas kundër koronavirusi...
Prokuroria e Shtetit në Rusi e ndaloi organizatën joqeverita...
Presidenti i zgjedhur i Iranit tha të hënën se as nuk do të ...
Shtëpia e Bardhë paraqiti të hënën planin e saj për shpërnda...
Autoriteti Rregullator i Konkurrencës në Gjermani ka nisur n...
Të martën, votuesit do të votojnë në zgjedhjet paraprake për...
Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd e demantoi për Radi...
Një zyrtar i lartë kinez, që u largua për në Shtetet e Bashk...
Në Kosovë u raportua të hënën për dy raste të reja me korona...
Kryeministri në detyrë i Armenisë, Nikol Pashinyan, arriti t...
Qendra e re e dokumentacionit në Berlin i kushtohet historis...
Trendet politike të votimit në Francë janë gjithmonë të rënd...
Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, pretendon se ka fituar...
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur të hënë...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
Ish-Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, i cili sh...
Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më...
Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënje...
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Su...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...