Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Përfaqësues të bizneseve dhe deputetë nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë bizneset me mjete financiare, në mënyrë që të rikuperohen pasojat e shkaktuara nga pandemia.
Zyrtarë të qeverisë thonë se tashmë janë në përgatitje të një pakoje të re ekonomike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se Kosova nuk ka arritur që të ndihmojë bizneset për të rikuperuar humbjet ekonomike, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor siç janë Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Sipas tij, pakoja emergjente ka përmbushur rolin e saj, por tashmë vendi ndodhet në një situatë tjetër dhe kërkesat e bizneseve kanë ndryshuar.
?Tashmë kanë ndërruar edhe nevojat e bizneseve. Nuk është se ka kërkesa nga të gjithë sektorët për ndihmë të drejtpërdrejtë financiare. Më shumë tashmë duhet të fokusohet tek ata sektorë që mund të kenë një potencialë të rritjes, siç është rasti me sektorët apo kompanitë që kanë potencialë për eksport. Ka shumë kërkesa për shkathtësitë e fuqisë punëtore dhe kërkesa për projekte në fushën e efiçiencës së energjisë dhe digjitalizimit?, tha Rukiqi për Radion Evropa e Lirë.
Pakot e Kosovës për rimëkëmbje ekonomike
Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka ndihmuar bizneset me një pako emergjente fiskale në vlerë prej 180 milionë eurosh. Kjo pako u prezantua menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus dhe masave të izolimit.
Kurse në fund të vitit 2020, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, që arrinte vlerën e 222 milionë eurove. Ky ligj ka për qëllim sjelljen e favoreve për bizneset dhe lehtësimin e gjendjes financiare pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Zbatimi i këtij ligji, nga qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka filluar në janar të këtij viti dhe nga kjo vlerë për bizneset, sistemin e shëndetësisë, për skemat sociale, arsim dhe kulturë janë shpenzuar rreth 100 milionë euro.
Me zgjedhjen e qeverisë se re, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në muajin mars të këtij viti, u tha se Ligji për rimëkëmbje nuk është zbatuar për shkak të, siç u tha, ?kostos së lartë buxhetore dhe rishikimit të ligjit?.
Edhe subjektet opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që bizneset private të trajtohet me seriozitet pas vaksinimit të qytetarëve dhe kthimin në normalitet pas pandemisë, sepse pakot e deritanishme të rimëkëmbjes, kanë qenë të pamjaftueshme për zhvillimin e aktivitetit të tyre biznesor.
Hamza: Kosova është vonuar me pakot për rimëkëmbje
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga qeveria që sa më shpejtë të bëhet rishikimi i buxhetit dhe Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që të fillohet të shpërndahet ndihma për bizneset.
Kosova, sipas tij, qëndron larg vendeve të rajonit sa i përket ndihmës financiare.
?Maqedonia e Veriut i ka miratuar gjashtë pako, me afër 900 milionë euro për bizneset. Qeveria e Republikës se Shqipërisë rreth 13 miliardë lekë (mbi 1 miliard euro) kontribute për ekonominë, Qeveria e Malit të Zi ka ndihmuar bizneset dhe qytetarët e saj në shumë prej një miliard eurosh?, ka deklaruar Hamza.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë krijuar politika buxhetore dhe kanë përdorur stimuj buxhetorë për të luftuar rënien ekonomike dhe për t?u dhënë mbështetje familjeve dhe bizneseve. Sipas Bankës Botërore, pas fillimit të pandemisë, Qeveria e Serbisë ka shpallur paketën më të madhe të asistencës për ekonominë dhe qytetarët, me një ndikim të drejtpërdrejtë në buxhet prej 6.7 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 3.3 për qind, 2.9 për qind të BPV Kosova, 1.6 për qind Bosnja dhe Hercegovina dhe me 1 për qind të Bruto Produktit Vendor bizneset i ka ndihmuar Mali i Zi.
Gërxhaliu: Koha e fundit për rimëkëmbje ekonomike
Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se është koha e fundit kur Kosova duhet të mësojë nga përvojat e vendeve të rajonit sa i përket ndihmës që kanë shpërndarë për biznese dhe qytetarë për të rikuperuar humbjet nga pandemia.
?Në qoftë se mendohet të kemi rimëkëmbje të shpejtë ekonomike, qeveria duhet të tregohet fleksibile, të gjejë mundësi financimi?, shprehet Gërxhaliu.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, të hënën më 15 qershor, ka thënë se brenda ditësh do të publikohet një pako e re për rimëkëmbje ekonomike.
?Keni besim, keni durim dhe shumë shpejt do paraqesim para jush edhe buxhetin e rishikuar edhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe bashkërisht, me konstruktivitetin e të gjithëve, do mund të sigurohemi, sepse zhvillimi i ekonomisë së vendit, krijimi i vendeve të reja të punës, nuk është çështje vetëm e një subjekti politik, por është çështje e të ardhmes së këtij vendi?, është shprehur Murati.
Pamundësia e bizneseve në Kosovë për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë normale, vitin e kaluar, ndikoi në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien ekonomike.
Në raportin e fundit të Bankës Botërore thuhet se rritja në vendet me ekonomitë me të ardhura të ulëta këtë vit, parashikohet të jetë më e ngadalta në 20 vjetët e fundit. Këto shtete mw këtë ekonomi, parashikohet ta kenë një rritje prej 2.9 për qind në vitin 2021, para se të arrijnë në 4.7 për qind në vitin 2022. REL
Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos, i cili pranoi vrasje...
Ministri i Punës në Rusi tha se punëtorët, të cilët nuk vaks...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se një person ka ...
Ekipi kombëtar i Rusisë për luftën kundër koronavirusit njof...
Ministria e Shëndetësisë në Itali ka përditësuar shifrat e t...
Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas rapor...
Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën ka nisur...
Zyrtarët francezë thanë se pesë policë dhe një qytetarë janë...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një person ka vdekur dhe...
Që nga fundi i vitit 2020, mijëra qytetarë serbë të Kosovës ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Em...
Për rritjen e popullsisë së saj, qeveria suedeze ka marrë ni...
Nëna e 20-vjeçares britanike që u vra nga bashkëshorti në Gr...
Qytetarët francezë do t’u drejtohen qendrave të votimit ditë...
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha se shërbimet...
Në një shoqëri ku suksesi kërkon orë tejet të gjata pune dhe...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka bërë thi...
Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigj...
Njoftimi fundjavën e kaluar se G-7a do të mbështeste një pro...
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të premten se vendi ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...