Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Skënderbeu do të jetë një ekip kompetitiv dhe tejet i vështirë për t?u kaluar. Ky është zotimi i Migen Memellit në një intervistë të dhënë për ?Panorama Sport?. Numri një i pankinës bardhekuqe ka treguar arsyet e suksesit me të në pankinë, por edhe ambiciet për sezonin e ri.
Si është të drejtosh Skënderbeun?
Shumë komode, pasi shkalla e hierarkisë është mjaft e qartë dhe kjo ka rëndësi për çdo trajner. Që në momentin e parë që erdha këtu, por edhe nga sa kisha dëgjuar, te Skënderbeu punohet qetë. Askush nuk merr kompetenca që nuk i takojnë dhe është një klimë tejet paqësore ku presioni nuk ndihet fare.
Çfarë menduat kur Takaj ju telefonoi dhe ju bëri ofertën për të drejtuar Skënderbeun?
Ajo çka ishte e rëndësishme dhe nga shumë trajnerë të tjerë më parë që më kishin folur, janë kushtet e punës. Është një bashkëpunim me një president tejet pasionant si Ardjan Takaj. Futbolli është diçka që ai e njeh mirë dhe di të vlerësojë profesionistët. Të lë dorë të lirë dhe kjo për një trajner është maksimumi.
Në atë moment duhet të ishit shumë i guximshëm për të marrë përsipër mbijetesën e Skënderbeut. Çfarë ju bindi më tepër?
Klubi në tërësinë e vet ishte bindja ime e parë. E them këtë, pasi është një klub që ka dhënë prova se në anën profesionale merr notën 10. Së dyti, ishte përbërja e lojtarëve, ekipi ka pasur kualitet dhe këtë unë asnjëherë nuk e kam fshehur. Më pas puna e palodhshme që bëhet nga të gjithë komponentët e klubit dhe tifozëria e mrekullueshme.
Takaj ka deklaruar se ia gjetët çelësin Skënderbeut. Cili ishte sekreti që ekipi mbijetoi?
Puna. Unë e kam thënë edhe më parë në një intervistë tjetër për gazetën tuaj. Është puna e mirë që ka bërë gjithsecili, por edhe serioziteti i përbashkët i të gjithëve.
Ndryshimi i skemës a mund të themi se ndikoi direkt në psikologjinë e ekipit?
Skema është ajo që një trajner duhet ta përshtasë në varësi të lojtarëve. U munduam të luanim më hermetikë, duke parë edhe cilësitë që kishim në ekip. Zgjodhëm atë rreshtim, sepse na përshtatej më shumë. Më pas gjithçka erdhi në ngritje.
Çfarë prisni tani pas rinovimit, si do të jetë Skënderbeu i ri?
Ajo çka pres është që ne, dhe këtë e them me bindje, do të jemi një skuadër jashtëzakonisht kompetitive, që do të thotë serioze, e guximshme dhe do të bëhet një punë e mirë në terren.
Synimi konkret cili do të jetë?
Nuk mund të flasim për synime, pasi nuk është një parim i punës sonë. Ne do të ndërtojmë ekipin dhe për këtë të jeni të bindur që do të jetë një ekip rivalizues me çdokënd. Por, për momentin nuk mund të themi asnjë emër pasi duam që të respektojmë lojtarin dhe klubin. Jemi seriozë dhe vetëm kur të zyrtarizohen do të themi emrat. Do të tregohemi të kujdesshëm.
Largimet dhe afrimet zyrtare deri më tani cilat janë?
Dajsinani dhe Taipi, i cili ka shfaqur dëshirën e tij për të ikur dhe Mara që është në pikëpyetje.
Për cilin nga lojtarët keni vendosur veton dhe kërkoni të qëndrojë patjetër në ekip?
Të gjithë futbollistët që kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivit për Skënderbeun për mua kanë qenë të rëndësishëm dhe mbeten të tillë. Nuk mund të veçoj askënd.
COVID-19 kthehet të kërcënojë përsëri zhvillimin sipas plani...
Sfida mes Kroacisë dhe Çekisë e zhvilluar në “Hampden Park” ...
Kristian Eriksen ka lënë spitalin pas ndërhyrjes kirurgjikal...
Erkand Qerimaj ka dhënë lajmin e madh për sa i përket Olimpi...
Sergio Ramos ka hequr shiritin e kapitenit nga krahu i tij d...
Marko Radas ka qenë një nga mbrojtësat më të spikatur në Kat...
Suedia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit t...
Neymar mund të mos fitojë dot kurrë 3 Kupa Bote sic ka bërë ...
Pas shumë testesh për zemrën, u ra dakord që Kristian Erikse...
Finalja e Euro 2020 mund të mos luhet në Londër në 11 korrik...
Luhet duke filluar nga ora 15:00, ndeshja mes Suedisë dhe Sl...
Paolo Tramexani, ish-ndihmësi i trajnerit Xhani De Biazi te ...
Gennaro Gattuso dhe Tottenham nuk kanë arritur një marrëvesh...
Dajan Shehi ka firmosur me Partizanin për dy vite me të drej...
Albion Marku është një prej talenteve më të spikatur në elit...
Gjatë natës, Italia ka marrë lajmin e keq se është ndarë nga...
Pas zyrtarizimit të Emiliano Mustës dhe Herald Markut, Parti...
E nisi Kristiano Ronaldo duke larguar shishet e Coca-Cola në...
Paolo Tramezani është zyrtarizuar te skuadra e re, teksa do ...
Brazili ka marrë një fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj P...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...