web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Partizani prezanton një tjetër futbollist të Vllaznisë

18 Qershor 2021, 09:53, Sport CNA

Dajan Shehi ka firmosur me Partizanin për dy vite me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. Lajmi është konfirmuar nga të kuqtë në kanalet e komunikimit, teksa ?rrëmbejnë? kështu lojtarin e dytë nga Vllaznia pas Herald Markut.

Mbrojtësi 24 vjeçar për dy vit ka qenë pjesë e Vllaznisë, teksa u aktivizua 34 herë sezonin që lamë pas. Lojtari është vendosur në dispozicion të trajnerit Daja në Ohër, aty ku ?Demat? po zhvillojnë fazën përgatitore.

Njoftimi:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Dajan Shehin. Mbrojtësi 24 vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Shehi i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe menjëherë është vënë në urdhrat e traineri Ilir Daja në Ohër.





Lajmet e fundit nga