Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Me moton ?Me ju çlirimtarë?, të shtunën, më 12 qershor, është mbajtur aktiviteti protestues përmes artit, në mbështetje të tetë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica prej të cilëve, po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ideatori i kësaj proteste, Besart Gashi, ka vendosur pano me figurat e tetë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës, Pjetër Shalës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Mbi këto pano, qindra protestues kanë shkruar moton e kësaj proteste duke formësuar figurat e këtyre tetë ish pjesëtarëve të UÇK-së.
Kjo protestë është mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta është mbajtur në ditën kur në Kosovë shënohet 22-vjetori i çlirimit të Kosovës nga regjimi i Serbisë.
Gashi: Protestë pa ngjyrim politik
Besart Gashi, i cili ka punuar panot me figurat e ish-pjesëtarëve të UÇK që po mbahen të akuzuar në Dhomat e Specializuara në Hagë, që njihen si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që protesta të cilën e ka nisur ai, është paqësore. Ai thekson që përmes artit e shpreh pakënaqësinë ndaj, siç i ka quajtur ai, ?padrejtësive që po bëhen ndaj Kosovës dhe ndaj çlirimtarëve të saj?.
?Sot bëhen 22 vjet nga dita e çlirimit të Kosovës dhe sot këta çlirimtarë nuk janë prezent në vendin tonë, në këtë vend për të cilin kanë qenë në gjendje ta japin jetën për të. Për këtë arsye kam marrë nismën dhe kam organizuar një protestë paqësore përmes artit, që të dal në përkrahje të çlirimtarëve?, theksoi Gashi.
Ai shtoi se kjo protestë, përveç pakënaqësisë që shprehë ndaj Gjykatës Speciale, nuk ka asnjë ngjyrim politik dhe nuk i adresohet askujt tjetër.
?Asnjëherë në jetën time nuk do të ketë diçka me ngjyrim politik dhe asnjëherë në jetën time nuk do ta organizoj ndonjë protestë kundër një qeverie shqiptare. Cilido subjekt politik që vjen në pushtet, unë nuk do t?i dal kundër. Unë vetëm do të punoj dhe veproj për të mirën e vendit tim?, theksoi Gashi.
Kjo deklaratë e Gashit, u tha pas fjalimit të ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku theksoi se në ditën kur shënohet 22 vjetori i çlirimit të Kosovës, themeluesit e UÇK-së, gjenden prapa grilave në Hagë. Sipas tij, në Hagë po gjykohet lufta e UÇK-së dhe nuk po gjykohen ?krimet dhe masakrat e pushtuesit serb?.
Ai tha që OVL e UÇK-së ka qenë kundër, siç e quajti ai ?pseudo-drejtësisë ndërkombëtare? dhe në vazhdimësi ka kërkuar që me krimet e luftës të merret një gjykatë vendore.
?Ky aktivitet protestues u organizua për shkak të fyerjeve që i janë bërë dhe po i bëhen ndaj UÇK-së, nga njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë e ndër ta edhe ministra të Qeverisë. Por, po organizohet edhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë?, theksoi Faton Klinaku.
Që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më tash, Prokuroria Speciale me seli në Hagë ka ngritur akuza ndaj tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët aktualisht po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Për krimet luftës janë akuzuar edhe Sali Mustafa dhe Pjetër Shala.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë akuzuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë për vepra penale ?kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës?.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ? që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale ? hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës./REL
Vazhdon samiti i G7-s në Cornwall, Angli. Vendet e pasura të...
Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka shprehur shqetësim për...
Instituti Robert Koch në Gjermani ka bërë një sërë ndryshime...
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden d...
Gati 30,000 raste të reja me variantin indian të koronavirus...
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendet e G-7-ës q...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Para takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel më 15 qershor, analisti ...
Partia në pushtet e Hungarisë Fidesz paraqiti një legjislaci...
Një grup dypartiak senatorësh po diskuton një propozim të ri...
Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të blejnë dhe dhurojnë 50...
G7, NATO, BE, Rusia, Kina: Katër samite në një javë. Perëndi...
Punonjësit e qeverisë federale në ShBA nuk janë të detyruar ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij d...
Kryeministri britanik Boris Johnson, dhe presidenti i Shtete...
Përpara takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani, Pr...
Shtëpia e Bardhë shpalli zyrtarisht planet për blerjen e 500...
Me qëllim arrestimin e një kritiku në mërgim, Bjellorusia bë...
Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot...
Në Kosovë arritën të enjten 10,000 vaksina kundër koronaviru...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...