
Në Moskë nuk po bie numri i të infektuarve me koronavirus
Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka shprehur shqetësim për...
Vazhdon samiti i G7-s në Cornwall, Angli. Vendet e pasura të industrializuara premtuan 1 miliardë doza vaksine për vendet e varfra. Por edhe klima e forcimi i demokracive perëndimore janë në fokus të samitit.
Samiti i G7-s hapi dyert në Cornwall të premten, vend mikpritës Anglia. Në një objekt serë që mban brenda pyllin më të madh artificial në botë biseduan Mbretëresha Elisabeth dhe presidenti amerikan, Joe Biden për çështjet e shëndetit dhe mbrojtjen e llojeve. Mbretëresha Elisabeth i kishte ftuar demokracitë perëndimore për një eksursion në ?Projektin Eden” një atraksion turistik në Cornwall. Djali dhe trashëgimtari i mbretëreshës, Princi Charles foli në pritjen mbretërore për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës, stabilitetin e klimës dhe luftimin e pandemive. ?Lufta kundër kësaj pandemie të tmerrshme ka treguar, se sa shpejt e sa fort mund të zbusë bashkësia ndërkombëtare krizat, nëse kombinohen vullneti politik, ideja e biznesit dhe mobilizimi i opinionit”, tha Princi 72 vjeçar.
Delegacionet nga SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, vendi mikpritës, Britania e Madh, por edhe përfaqësuesit kryesorë të BE, presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit të BE, Charles Michel të shtunën publikojnë ?Deklaratën e Carbis Bay“, me qëllim mposhtjen e pasojave të pandemisë në botë dhe rimëkëmbjen e saj më mirë se më parë. Krahas kësaj duhet të pengohen pandemitë e ardhshme, duke forcuar shkencën, mbrojtjen e mjedisit dhe një kujdes shëndetësor më të mirë.
G7, e cila deri tani i ka përdorur për vete tre të katërtat e vaksinave në dispozicion premtoi të ndryshojë këtë procedurë të kritikuar shpesh nga OKB. Së bashku vendet e G7-s dhe BE do të japin 1 miliardë doza për vendet e varfra deri në fund të vitit. 500 milionë doza do të vijnë nga SHBA, premtoi presidenti amerikan, Joe Biden. 100 milionë doza nga Britania e Madhe. Të dyja shtetet deri më tani gati nuk kanë eksportuar asnjë vaksinë. BE ka dhënë deri më tani 315 milionë doza, gati gjysma e dozave të prodhuara në BE. Përmes iniciativës “Covax? do të pasojnë disa milionë doza të tjera.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, megjithatë u shpreh, se ndihmat e premtuara nuk mjaftojnë. “Ne kemi nevojë për një plan botëror vaksinimi?, tha Guterres në një konferencë me video para reporterëve në Cornwall. “Ndryshe pandemia rrezikon të përhapet si zjarri në pyje në vendetnë zhvillim.? Vendet e G7-s janë të mendimit, se duhet të shtohen kapacitetet e prodhimit të vaksinës në botë. Qëndrimin amerikan për pezullimin e patentave nuk e mbështesin disa vende europiane.
Demonstrues të kuq kërkojnë mbrojtjen e klimës
Me protesta paqësore dhe plot fantazi disa qindra demonstrues kanë shoqëruar punimet e samitit të G7-s. Njerëz të veshur si politikanë të G7-s, zogj të zinj, apo lajmëtarë të kuq të vdekjes shëtisnin nëpër rrugët e vogla të qytetit bregdetar, Cornwall. Në plazh i bihej daulleve dhe këndohej. ?Pyes veten, nëse ata do të arrijnë diçka. Njerëzit duhet të përqëndrohen tek çështjet e mëdha që duhet të vendosen”, thotë pensionistja Margaret, që nga kopshti i saj ka një pamje të mrekullueshme drejt bregut të St.Ives. ?Jemi në lokdaun, ka një javë që nuk dal dot në rrugë, u mbyll gjithçka”, ankohet një banore për zonën e sigurisë së samitit. ?Megjithatë është interesante, kam parë shumë samite të G7-s por në televizor, por nuk e kisha idenë, se ç’bëhej pas kuintave për gjithë këtë.”
Sinjale multilaterale nga Joe Biden
Krerët e shteteve dhe qeverive të G7-s, SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Japonia si edhe përfaqësues të BE, takohen nga e premtja për të diskutuar edhe mbi klimën. Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe të ftuar të tjerë të samitit kanë premtuar reduktimin e emetimeve të gazrave karbonikë. Por ide të reja nuk janë parashikuar të dalin për këtë temë në Carbis Bay.
Qëllimi kryesor i takimit të parë personal prej dy vjetësh është forcimi i demokracive të botës kundër shteteve autoritare, thotë një diplomat i lartë, që ka përgatitur takimin. Prandaj për Angela Merkel është e rëndësishme që të takojë presidentin Biden. « Ai përfaqëson aprovimin e multilateralizmit që na ka munguar në vitet e fundit?, tha Angela Merkel pas mbërritjes në Carbis Bay duke nënkuptuar me këtë presidentin Donald Trump që nuk i vlerësonte instanca të tilla ndërkombëtare, si G7.
Në shumë raunde bisedimesh, Joe Biden kërkon që deri të dielën të farkëtojë një aleancë kundër Kinës, që ai e konsideron si kërcënimin më të madh për vlerat perëndimore, mirëqenien dhe ndikimin që ka ajo. Kancelarja Merkel dhe përfaqësues të vendeve të BE kanë qëndrimin, se Kina nuk është vetëm rival sistemi dhe konkurrent ekonomik, por në disa çështje edhe partnere. « Kemi nevojë për të gjithë në botë », tha Merkel. « Duhet të bashkëpunojmë, sidomos në temën e mbrojtjes së klimës dhe biodiversitetit. Këtu nuk do arrihen asnjëherë zgjidhje pa Kinën. » Vendet e G7-s duan të flasin edhe për strategjinë e tyre kundrejt Rusisë. Marshimet e fundit të trupave në Ukrainë dhe shtypja e opozitës në Rusi dhe Bjellorusi e bëjnë të nevojshme një përgjigje të fortë, thuhet nga diplomatët e G7-s, që përgatisin deklaratën e samitit./DW
Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka shprehur shqetësim për...
Instituti Robert Koch në Gjermani ka bërë një sërë ndryshime...
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden d...
Gati 30,000 raste të reja me variantin indian të koronavirus...
Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendet e G-7-ës q...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Para takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel më 15 qershor, analisti ...
Partia në pushtet e Hungarisë Fidesz paraqiti një legjislaci...
Një grup dypartiak senatorësh po diskuton një propozim të ri...
Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të blejnë dhe dhurojnë 50...
G7, NATO, BE, Rusia, Kina: Katër samite në një javë. Perëndi...
Punonjësit e qeverisë federale në ShBA nuk janë të detyruar ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij d...
Kryeministri britanik Boris Johnson, dhe presidenti i Shtete...
Përpara takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani, Pr...
Shtëpia e Bardhë shpalli zyrtarisht planet për blerjen e 500...
Me qëllim arrestimin e një kritiku në mërgim, Bjellorusia bë...
Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot...
Në Kosovë arritën të enjten 10,000 vaksina kundër koronaviru...
Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...