web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Etilda Gjonaj iu heq pushimin gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shkodrës/ I mbledh me urgjencë

12 Qershor 2021, 09:34, Politikë CNA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me partnerët ndërkombëtarë kanë zhvilluar një sërë takimesh në Shkodër ku kanë diskutuar për ndihmën ligjore, Reformën në Drejtësi dhe Luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Gjonaj dhe përfaqësuesja e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadori austriak Christian Steiner dhe drejtuesja e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck, në takimin me prokurorë dhe gjyqtarë të rrethit të Shkodrës theksuan rolin e gjyqtarëve në procesin e ndihmës ligjore falas.

Theksi u vu tek përpjekjet dhe angazhimi për Reformën në Drejtësi.

Kemi arritur që të bëjmë funksionale një arkitekturë të tërë institucionale, për t?u rikthyer besimin e qytetarëve në një sistem gjyqësor të bazuar në integritet, transparencë, profesionalizëm, efikasitet dhe mbi të gjitha, pavarësi?, u shpreh ministrja Gjonaj.

?Pavarësia dhe paanësia e prokurorëve dhe gjyqtarëve është thelbi i kësaj reforme të pandikuar në hetimin dhe gjykimin e çështjeve nga asnjë faktor. Kjo armë e fortë që ju është dhënë magjistratëve nga kushtetuta dhe ligji duhet të përdoret vetëm në dhënien e drejtësisë”-vijoi ministrja duke .

Ministrja Gjonaj nënvizoi se dy prioritete më të mëdha janë Lufta kundër korrupsionit dhe krimit.

Jemi në një moment historik që duhet të bëjmë sukses të gjithë bashkë?, tha Gjonaj. / CNA.al





Lajmet e fundit nga