web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Servilizmi, mjerimi i madh i LSI-së

10 Qershor 2021, 12:49, Politikë CNA

Një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh për të votuar, raportin e Komisionit të Posaçëm Hetimor, për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Por, ndërsa në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, diskutohej raporti i Komisionit Hetimor, duket se ?ushtarët? e Ilir Metës, ishin hedhur në ?sulm?.

Përfaqësues të LSI-së, apo ish-deputetë, bënë reagime në rrjetet sociale, ku dilnin hapur në mbrojtje të Ilir Metës.

I pari që reagoi ishtë nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, i cili në një postim në rrjetet sociale, ironizonte duke shfrenuar gjuhën ndaj deputetëve të PS duke i quajtur karavidhe apo pupacë.Petrit Vasili del kundër Metës/ Pranoni që keni gabuar

?Pupace aman mos na zhgenjeni sot.  E duam shkarkimin me unanimitet. Pupace jeni qe jeni futini nje votim dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet.

Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat.

Perpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka syte.?, shkruante Vasili.

Gjithashtu një tjetër reagim ka ardhur edhe nga ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.

Kjo e fundit, në një postim në rrjetet sociale, shkruante se ?Nuk e di çfarë është më qesharake në këtë vend: ”opozita parlamentare” që mbushi listat shumëemërore të Rilindjes më 25 Prill, tentativat fiasko të Edi Ramës për të shkarkuar për të disatën herë Presidentin e Republikës, “eksperti” ligjor që do argumentojë “shkeljet ligjore” të Presidentit (i cili me siguri do jetë si ndonjë nga ekspertët e Ramaformës në Drejtësi), deputetët në ikje që mbyllin dyert e Kuvendit për medien (sipas parimit kush del i fundit mbyll derën), apo Frrokët e Takët që i bëjnë jehonë dështimeve të njëpasnjëshme të Rilindjes?!

Mjerë kush do rrojë, t’a shohë Shqipërinë rrënojë!?.

Edhe Ardit Çela, drejtuesi politik i LSI-së, për qarkun e Beratit, në një reagim në rrjetet sociale, shkruante se ?Ilir Meta, te gjitha betejat ligjore ne mbrojtje te Kushtetutes, i fitoi. I vetem kunder te gjitheve.

Ka qene ne krye te detyres dhe ka bere detyren ashtu sic i takon.

Sot, mblidhet per ta shkarkuar në tejkalim te çdo procedure, cdo afati ligjor, cdo argumenti juridik nje parlament i cili ka pushuar se funksionuari edhe juridikisht, pasi moralisht nuk filloi ndonjehere.?

Por, reagimet nuk kanë munguar edhe pasi Kuvendi miratoi raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Braimllari, i ashtuquajturi ?djali? i Monika Kryemadhit, në një qëndrim të mbajtur në rrjetet sociale, akuzoi deputetët se u kthyen në noter të Edi Ramës duke votuar një nismë antikushtetuese.

?Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetem nje qellim te heqi vemendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe per kete eshte i gatshem te perdori çdo dallkauk per tu bere noter i cmendurise se Edi Rames.

Banditet qe vodhen dhe shkaterruan zgjedhjet sot bejne moral.

Ato kane vetem nje shqetesim sesi te shmangin vemendje nga tjetersimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill?, shprehej Braimllari.

Pas Braimllarit, reagoi edhe Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, e cila u shpreh se shkarkimi i Metës nga Kuvendi ishte një akt drejt shkatërrimit të demokracisë.

Po ashtu edhe nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e cilëson shkarkimin e Metës nga parlamenti, si goditjen e fundit të rendit kushtetues.

?Pas një periudhe hetimi qesharak, me procedura antiligjore, duke u përpjekur në mënyrë dëshpëruese për të prodhuar shkelje të rënda aq sa të justifikonin shkarkimin e kreut të shtetit, përfundoi dje me një raport absurd, që vetëm fakte e prova për shkelje të rënda të Kushtetutës nuk parashtroi.

Ishte një raport i pastër politik, i bazuar në opinione dhe deklarata të kreut të shtetit dhe asnjë vendim, dekret apo veprim të tij, që të kishte sjellë si pasojë shkeljen e rëndë të aktit themeltar të vendit.

Ky akt i jep goditjen e fundit rendit kushtetues dhe e konfirmon vendin në një regjim parti-shtet.?-shkruan Xhixho.

Por, ajo çfarë shikohet pas këtyre reagimeve është një ?këmbanë alarmi?, për shembullin që duan ti japin rinisë shqiptare.

Është për të ardhur keq, sesi të rinjtë e LSI-së, në vend të emrit të tyre vënë emrin e Ilir Metes, në vend të fytyrës së tyre vënë fytyrën e Ilir Metës, i cili ka jo pak ?bëma dhe gjëma? në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri.

Është për të ardhur keq sesi rininë dhe pafajsinë e tyre e vënë në shërbim të Ilir Metës e në mbrojtje të korrupsionit te tij, e pastaj duan që ti votojë populli!

Po si mund ti dojë e votojë populli këta të rinj që zgjedhin servilizmin për virtyt, si mundet që të rinjtë e Shqipërisë të gjejnë te Endrit Braimllari, Erisa Xhixho, Ardit Çela, Klajda Gjosha, Floida Kerpaçi, Kejdi Mehmetaj, etj modelin e tyre e të duan te behen si këta kur këta gjithçka e lidhin dhe e kushtëzojnë me humorin e Ilir Metes?!

Të rinjtë e sotëm duan modelin e qytetarit kurajoz dhe jo të servilit që ofrojnë këta. Duan shembullin e të riut intelektual dhe që mendon e zgjedh të veproje me bindjen e vet e jo të marrë urdhëra nga një sharlatan kokëbosh e të shkojnë pas ti si delet për të mbrojtur jo vetëm atë qe nuk mbrohet, por që është kthyer në problemin më të madh edhe për ata vetë, se LSI ne zgjedhje pagoi kostot e ?çmendurisë? së Ilir Metes. Qytetarët votuan kundër LSI-së sepse janë kundër Ilir Metes dhe modelit korruptiv të partisë që krijoi ai./CNA.al

Petrit Vasili urdhëron LSI: Dilni në mbrojtje të Metës





Lajmet e fundit nga