web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagime të shumta pas takimit me Yuri Kim/ Shehaj: Të pritshme, në PD nuk ka frymë antiamerikane

8 Qershor 2021, 16:44, Politikë CNA

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj u shpreh se vendimi i DASH për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha ka lënduar shumë demokratë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Shehaj ka folur edhe për reagimet e shumta në rrjet pas publikimit të takimit mes tij dhe ambasadores Yuri Kim.

Shehaj tha se këto reagime ishin të pritshme, ndërsa shtoi se brenda PD nuk ka asnjë frymë antiamerikane.

?Është e sigurtë që siç thashë, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit ka lënduar shumë demokratë. Dhe isha i vetdijshëm se bërja publike e atij takimi, do të kishte reagime. Isha i vetdijshëm për këtë. Por vendimet politike që unë marr, nuk shohin vetëm efektet e menjëhershme, pavarësisht se ato mund të jenë negative për momentin. Por unë jam i bindur, se raporti i PD-së me SHBA-të duhet të jetë sa më i ngushtë. E ardhmja e PD-së nuk mund të jetë veçse në krah të SHBA-ve.

 

Nuk besoj se në PD ka rrezik të ketë një frymë antiamerikane. Kur u shpreha para disa ditësh në një intervistë, kam folur për një grup individësh që nuk janë pjesë e PD-së, janë të jashtëm dhe janë të kontraktuar nga lideri i PD-së. Po flasim për individë jashtë PD-së. Dhe nuk kam folur kurrë që brenda PD-së ka ndonjë rrezik të ndonjë fryme antiamerikane”, ths Shehaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga