EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Skënderbeu ka filluar lëvizjet e para në përforcimin e ekipit dhe po mendon për të blinduar skuadrën e sezonit të ri. Duke parë elementët cilësorë që u afruan në huazim në mesin e sezonit, drejtuesit bardhekuq nuk kanë dashur që të heqin dorë nga këta lojtarë, por kanë nxituar për të mbyllur bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur.
Bëhet fjalë pikërisht për Bekim Rexhepin dhe Laerd Sadriun, të cilët ishin afruar në huazim gjashtëmujor nga ekipi i Shkëndijës së Tetovës. Pikërisht këta dy futbollistë janë të parët që duket se do të konfirmohen nga ana e stafit bardhekuq për sezonin e ri.
Si Sadriu ashtu edhe Rexhepi do të jenë edhe për një sezon të huazuar te Skënderbeu. Huazim ky që vjen si një marrëveshje mes dy klubeve. Burime të sigurta pranë presidentit Takaj bëjnë me dije se në ndeshjen e Kupës në ?Air Albania? kanë qenë prezentë edhe persona nga klubi shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe pas këtij takimi është biseduar për zgjatjen e huazimit të dy lojtarëve në fjalë.
Duket se në parim gjithçka ka rënë në dakordësi për zgjatjen e huazimit. Gjithçka pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht në fillim të muajit korrik apo pas përfundimit të sezonit të pushimeve kur të dyja klubet do të rikthehen në punë për fazën përgatitore për sezonin e ri. Gjithsesi, këto dy mund të quhen konfirmimet e para të Skënderbeut për sezonin e ri.
Duket se periudha financiare që po kalon ekipi i Skënderbeut nuk është aq e shëndoshë sa të mund të lejojë ekipin e Memellit të bëjë afrime përfundimtare gjatë merkatos, por duket se presidenti Takaj është duke ndjekur një tjetër strategji. I ndodhur në një marrëdhënie mjaft të shëndoshë me drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës, Takaj ka kërkuar edhe tre lojtarë në huazim nga i gjithë grupi që ka në dispozicion ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut.
Diskutimet janë zhvilluar të gjata dhe në fund është konkretizuar me një marrëveshje që nëse do të jetë e udhës që të huazohen lojtarë të tjerë, ata do të kalojnë te Skënderbeu. Ajo që ka bindur drejtuesit e Shkëndijës dhe që e favorizon presidentin Takaj, është fakti se Skënderbeu është kthyer në një markë tashmë dhe koeficienti i lëvizjes nga korçarët është më i lartë edhe për shkak të transferimeve të suksesshme që ky klub ka bërë.
SHKËNDIJA ? Tashmë duket se i takon Memellit të vendosë se për çfarë lojtarësh do të ketë nevojë në ekip dhe çfarë mund të ofrojë Shkëndija. Gjithsesi, duket se piketimet e para janë hedhur tashmë dhe Skënderbeu pritet që të shfaqë interes për një mes dy 20- vjeçarëve që nuk kanë pasur shumë hapësirë tek ekipi kampion.
Florent Ramadani dhe Arbin Zejnullai janë dy lojtarët që korçarët do t?i prisnin krahëhapur për shkak të cilësive që kanë, por edhe mungesës së hapësirës te Shkëndija. Gjithsesi, është ende herët nga sa raportohet që të flitet për emra pasi fillimisht duket të ndërtohen bazat e dy ekipeve për të parë se cilat janë mundësitë e transferimit në huazim.
Xherdan Shaqiri është duke pësuar një rënie të lirë në karri...
Që tifozët e ekipit t’i kërkojnë lojtarëve të tyre për të fi...
Kosova ka zhvilluar sot miqësoren e dytë për këtë muaj. Nëse...
Kombëtarja Shpresa i ka nisur me këmbën e mbarë kualifikuese...
Karlo Ançeloti është zyrtarizuar dy ditë më parë si trajneri...
Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Uellsit, përkra...
Ka startuar në orën 17:30, konferenca për shtyp e trajnerit ...
Pas përfundimit të aventurës së Mirel Josës me skuadrën e ve...
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e nesërme ndeshjen...
Dinamoja tenton bombën e madhe: T’i rrëmbejë katër titullarë...
Pasi mbylli një sezon pozitiv me arritjen e objektivit minim...
Myrto Uzuni, një nga më të rëndësishmit e Ferencavarosh kamp...
Marash Kumbulla një nga lojtarët më premtues të Shqipërisë, ...
Vdekja e babait bëri që Khabib Nurmagomedov të heqë dorë për...
Mirel Josa nuk është më trajner i Kukësit. Aventura e teknik...
Saliu Guindo është pranë rikthimit në Superioren shqiptare. ...
Teknikisht ai është një nga lojtarët më të mirë që ka Gjerma...
Salim Cise mund të mos jetë më pjesë e ekipit të Vllaznisë. ...
Lorenc Trashi gjendet i grumbulluar me Kombëtaren kuqezi, ku...
“Nëse Armando Broja vazhdon të ketë mendjen te futbolli, nes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...