web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitet banesa në Vaun e Dejës/ “Maskat” marrin miliona lek nën kërcënimin e armës

2 Qershor 2021, 13:27, Kronika CNA

Tre persona të armatosur kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, teksa grabitësit kanë marrë shumën prej 5 milionë lekësh të vjetër në banesën e shtetasit Pashk Meli.

Grabitësit, teksa kanë qenë duke dalë pasi kanë marrë shumën e parave, janë përballur me të zotin e shtëpisë, ndësa i kanë drejtuar armën duke e kërcënuar.

Në momentin e ngjarjes në shtëpinë e familjes Meli ndodheshin djali 25 vjeçar dhe dy prindërit e moshuar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga