web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në 25 prill nuk zgjidhëm asgjë”/ Basha: Të përdorim çdo instrument për të kthyer demokracinë

1 Qershor 2021, 13:34, Politikë CNA

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Patosi deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk zgjidhën asgjë për shqiptarët.

Basha theksoi se PD do të përdorë çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

?Kush tjetër përveç nesh ka forcën për ta çuar deri në fund këtë betejë? Por deri këtu nuk kemi ardhur rastësisht, nuk kemi ardhur duke u zvarritur. Forca jonë ka ardhur duke u shtuar pikërisht prej sakrificave dhe betejave që kemi zhvilluar.

Ndaj me këtë përgjegjësi që askush tjetër përveç nesh nuk e merr dot, me këtë forcë të rigjetur përmes bashkimit tonë dhe bashkimit të shqiptarëve me 25 prill, lamë ardhur t?ju kërkoj ta vazhdojmë betejën,  sikundër kam ardhur t?ju kërkoj të më jepni besimin të vazhdoj ti prij betejës me një qëllim, jo katër vjet, por një orë e më parë pas mbylljes së kësaj gare e cila i jep vlerë edhe më shumë dhe na tregon në sy të shqiptarëve se çfarë familjeje jemi .

Familje debati, e garës, e pjesëmarrjes, e mendimit të lirë dhe pas përfundimit e vetmja garanci dhe e vetmja forcë goditëse për të rrezuar regjimin. Për këtë ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor, ajo e qartësisë së qëndrimeve tona politike dhe qëllimi ynë në një nuk mund të jetë gjë tjetër veçse të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim, por të bëjmë gjithçka në çdo forum bashkë derisa ta rrezojmë e t?ju kthejmë shqiptarëve kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme?, deklaroi Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga