Nikoll Lesi zhgënjehet nga Meta/ Hidhet në “krahët” e Ramës
Gazetari Nikoll Lesi, pasi “dështoi” me dy parashikmet e tij...
Sot pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor shpalli edhe vendimin për Vlorën.
Me sa duket në 7 ditët që vijnë Kolegji do mblidhet të shpenzojë çdo ditë nga 30 minuta kohë për “ankimimet” e opozitës.
Pasi u shfaqën të paaftë, që të demonstronin ndonjë provë në KAS, demokratët e përfaqësuar nga Marash Logu (si mos më keq), po bëhen qesharakë edhe në Kolegjin Zgjedhor.
Në KAS Marashi i Lulit, lexoi për 3 javë rresht të njëjtin material identic, megjithëse për hesap të vet po fliste për qarqe të ndryshme.
Në fund lexonte gjithmonë të njëjtën dispozitë të Kodit Zgjedhor që thotë që KQZ për nevoja të hetimit administrativ, mund ti kërkojë organeve të administratës publike, prova SHTESË.
Dispozita që lexon Marashi i Lulit flet për “prova shtesë”, pra kur Marashi ka prova, KQZ investohet për shtesa. Por Marashi nuk nxori asnjë provë. Cdo fjali e Marashit në emër të Lulit, fliste për “dyshime” dhe shifra që mund të zezultonin nëse vërtetoheshin dyshimet.
PD thjesht nuk depozitoi asnjë provë në KQZ. Mbase të mësuar që mbrojtjet ligjore të PD, historikisht janë formuluar nga Rusmajli, kur shikonin Rusmajlin në KAS, besonin se edhe kësaj radhe i takonte atij që të fomulonte letrat në emër të PD, të argumentonte juridikisht pretendimet dhe të siguronte provat!
Kohët ama kanë ndryshuar.
Sot PD ka katandisur në dorë të Marash Logut, i cili NUK KA DIPLOMË JURISTI.
Zotin Marash, të gjithë e kujtojnë vetëm si student të Juridikut, por askush nuk e njeh për të diplomuar si jurist.
Mbase kjo është pika e takimit dhe këtu ka lindur edhe besimi i Lulit tek Marashi!
Pasi KAS, me leksione të gjata disa ditore i shpjegoi PD-së së përfaqësuar nga Marashi i Lulit, që duhet të rifillonin detyrat nga e para dhe Marashi vazhdonte plotësonte përgjigjet gabim, arriti dita që çështjet të shkojnë në Kolegj.
Pasi PD ngeli në klasë në KAS, gjithkush do besonte që do studionte përpara provimit të Kolegjit!
Fatkeqësisht PD në Kolegj, vijoi me të njëjtat tekste “ankimimesh” dhe me të njëjtat pretendime. Sipas Marashit të Lulit, provat tani duhet të dilte ti mblidhte Kolegji. Me sa duket në PD vazhdojnë të besojnë që boll të thuash të njëjtin tekst 100 herë dhe dikush do lodhet me ty e do të të japë notë kaluese!
Luli është mjeshtër për përsëritjen e të njëjtit tekst 100-200 herë!
Kolegji nga ana e tij i ra shkurt. Kolegji konstatoi që “ankimimet” e PD nuk kishin lidhje me qarqet e caktuara në kokën e çdo dosje.
Sepse vetëm fleta e parë e ankimimeve ndyshon. Vetëm fleta e pare ka të shkruara qarqe të ndryshme.
Pjesa tjetër është material identitik për të 10 qarqet.
Ndaj Kolegji nuk po lodhet si KAS që ti bëjë leksione e ti shpjegojë më shumë Marashit.
Marashi nuk ka kuptuar që sistemi zgjedhor është ndërtuar me bazë qarkun.
Në Shqipëri nuk ka sistem proporcional kombëtar, por sistem rajonal. Ndaj kur shkruan për Gjirokastën, duhet të listosh provat e manipulimit tek qendrat e votimit të Gjirokastrës. Kur flet për Vlorën, duhet të listosh provat e Vlorës e kështu me radhë.
Por një gjë duhet thënë. Këtu Marashi nuk mund ta mbajë dot gjthë fajin për vete. Se ka ca gjëra që nuk ti siguron dot diploma. Imagjino kur nuk ke diplomë fare!/CNA.al
Gazetari Nikoll Lesi, pasi “dështoi” me dy parashikmet e tij...
Duke nisur nga java e ardhshme në të gjithë bregdetin shqipt...
Skemat e sigurimeve shoqërore kudo në botë janë defiçitare p...
Deputeti Myslim Murrizi është drejtuar me tone mjaft të fort...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë sot vendimimin për mjeku...
Përfaqësuesi i PD, Belind Këlliçi në një deklaratë për media...
Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi, të cilët fituan mandatin e dep...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha ndërsa ka f...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit ...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Komisi...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha duket se ecen me a...
Shqipëria, duke nisur nga 1 qershori 2021, merr Presidencën ...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belind...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksan...
Kolegji Zgjedhor vijon të rrëzojë kërkesat e PD për prova s...
Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi, ka dhënë sot ...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka folur në ...
Partia Socialiste mbledh ditën e nesërme Asamblenë Kombëtare...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet n...
Tritan Shehu, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit, kandidoi në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...